Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) gjatë muajit Maj regjistrohet në 2.4%, thonë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave ku në krahasim me muajin Prill shihet të ketë një rritje me 0.3 pikë përqindje. Gjatë muajit Prill të vitit aktual ky tregues regjistrohej në vlerën 2.1%. Të dhënat tregojnë se në Bashkimin Europian gjatë majit të vitit 2021 kjo normë fiksohet pranë 2.3% dhe vendi ynë renditet i 15-ti në klasifikimin mes vendeve të tjera të Europës.
Gjatë majit rritja më e madhe e çmimeve prej 4,8% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 %, “Komunikimi” me 3,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,2%. Grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” si dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë rritje të njejtë me 1,2 %. “Shëndeti” shënon një rritje me 1,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4%.
Në muajin Maj 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,7%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë”me 0,1% secili.
*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
Comments