Ekonomi

Fruta-perimet po kthehen në luks! Deri në 238% më të shtrenjta se 10 vite më parë, në vetëm 5 vite janë shtrenjtuar 2.5 herë më shumë se rritja e pagave

0

Rritja e çmimeve është kthyer në një prej problematikave kryesore të jetesës në Shqipëri, sidomos sa i përket ushqimeve. “Scan Intelligence Unit” ka vendosur t`i analizojë me detaje shifrat zyrtare në lidhje me rritjen e çmimeve sipas kategorive të ndryshme, gjatë dekadës së fundit, për të kuptuar realisht se si ka ndryshuar standardi i jetesës, duke qenë se bëhet fjalë për produkte mjaft të rëndësishme të shportës. Që nga viti 2011 deri në gusht të këtij viti, ushqimet janë shtrenjtuar me 44%. Për disa kategori, si zarzavatet apo frutat, shtrenjtimi është drastik. Më saktësisht, perimet janë shtrentuar me 238.4% në harkun e 10 viteve. Rritje të ndjeshme regjistrojnë edhe frutat, me një rritje prej rreth 181%, sinjalizojnë shifrat zyrtare, të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”. Furnizimi me ujë, me rreth 49% si dhe pijet alkoolike dhe duhain janë gjithashtu ndër kategoritë me rritjen më të madhe të çmimeve këto 10 vite. Sa i përket kategorive me rënie të cmimeve, në sy bien veshjet dhe ilaçet.

Për të parë si kanë ndryshuar çmimet e kategorive të ndryshme në krahasim me pagat, duhet që analizën ta kufizojmë brenda 5 viteve të fundit, duke filluar prej vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe kohore, paga mestare bruto në vendin tonë është rritur me 21.5%. Por a janë rritur çmimet e disa produkteve kryesore me një hap më të madh apo jo? Ushqimet në tërësi janë shtrentuar me 18.8%, pra me një hap lehtë më të vogël se rritja e pagave gjatë së njëjtës periudhë kohore. Por, jo e njëjta gjë vlen për të gjitha nënproduktet e kësaj kategorie, ku sërish bien në sy fruta-perimet. Zarzavatet sot janë rreth 63.5% më të shtrenjta se fillimi i vitit 2016, duke u rritur tre herë më shumë se paga mesatare. Frutat ndërkohë janë shtrejntuar me 42.7% gjatë së njëjtit hark kohor, mbi dyfishin e rritjes së pagave. Mestarsisht, fruta-perimet janë rritur me rreth 53% që nga 2016-ta, rreth 2.5 herë mbi rritjen e pagave. Sa i përket kategorive ku çmimet vihen re në rënie gjatë këtyre thuajse 5 viteve të fundit, sërish gjejmë veshjet dhe medikamentet, së bashku me çmimet e automjeteve dhe mjeteve të tjera të transportit, mbi 7% më të lira.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku qëndron Gjermania me investime në Shqipëri? E 11-ta në listë, vetëm 63% rritje që nga 2014, dy herë më pak se mesatarja

Postimi mëparshëm

Shqipëria, i vetmi vend në Europë me rritje të numrit të fluturimeve. Në gusht 2021, 23% më shumë se gjatë gushtit 2019

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.