Ekonomi

Energjia, ku e mbështesim furnizimin? Hidrokarburet, burimi kryesor, me 49.5% të peshës. Varësia nga importet, 35.9%

0

“Scan Inelligence Unit” ka analizuar shifrat e “ Agjencisë Europiane të Statistikave” për të kuptuar se cilat janë produktet energjitike që përbëjnë energjinë bruto të disponueshme në vendin tonë. Energjia bruto e disponueshme nënkupton furnizimin e përgjithshëm me energji për të gjitha aktivitetet në territorin e Shqipërisë, dhe përfshin prodhimin, importin, eksportin, si dhe produktet e rikuperuara. Pra, përfshihet çdo burim energjetik, jo energjia elektrike, por edhe hidrokarburet. Nga analiza e shifrave rezulton se produkti kryesor me peshën më të madhe në energjinë e disponueshme bruto janë nafta dhe produktet e saj. Gjatë vitit 2020, nafta dhe produktet e saj përbënin 49.5% të energjisë. Përzierja e energjisë gjithashtu përbëhet nga 33.1% burime të rinovueshme, 6.8% lëndë djegëse të ngurta fosile ose qymyr dhe 1.7% gaz natyror. Krahasuar me rajonin, Shqipëria është vendi më përqindjen më të lartë të naftës dhe produkteve të saj në energjinë bruto të disponueshme. Pra vendi ynë mbështetet në lëndët djegëse siç janë hidrokarburet, për konsumin e energjisë. Kosova mbështetet kryesisht në lëndët djegëse fosile për furnizimin të përgjithshëm me energji, ku ky burim zë 57.9% të energjisë së disponueshme bruto. Po ashtu dhe vende si Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi kanë si produkt kryesor lëndët djegëse fosile. Ky ndryshim i ndjeshëm në strukturën e burimeve të energjisë mes Shqipërisë dhe rajonit duket të jetë rrjedhojë e mospërdorimit në masë të drurit dhe qymyrit për ngrohje, si dhe si pasojë e industrisë së rëndë jo shumë të zhvilluar.

Gjatë vitit 2020 Shqipëria në total importoi 35.9% të energjisë që ka konsumuar. Krahasuar me vitin 2019-të vërehet një rënie, si pasojë e kërkesës së kufizuar për shkak të pandemisë Covid-19. Nga të dhënat krahasuese të “Agjencisë Europane të Statistikave” shohim se importet neto të energjisë nga lëndët djegëse fosile zë 53.9% të totalit, ndërsa importet neto të energjisë nga nafta dhe nënproduktet e saj zënë 37.4% të totalit. Nga ana tjetër shohim se vendi ynë renditet mes vendeve të para në Europë që kanë normën e lartë sa i përket varësisë nga importi i energjisë së rinovueshme. Importet neto të energjisë së rinovueshme zënë 14.7% të totalit. Varësia e lartë shihet sidomos në raport me disa vende të rajonit të cilat kanë më pak burime të rinovueshme se Shqipëria.

Pra, nisur nga të dhënat kuptojmë se sfida kryesore e sektorit të energjisë në Shqipëri është ulja e varësisë nga importi dhe kjo mund të arrihet duke përdorur pontencialet që vijnë sidomos nga burimet e rinovueshme për plotësimin e nevojave nga burimet e vendit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Investimet e huaja, rekord gjatë 2021-shit/ 1 mld euro IHD në një vit, stoku arrin në 9.5 mld. Holanda konfirmohet e para, “tkurret” më tej Zvicra

Postimi mëparshëm

“Industria nxjerrëse” i zë vendin “energjisë elektrike”/ Renditet e para ndër investimet e huaja në Shqipëri gjatë 2021-shit, rritet “real estate”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.