Ekonomi

Ekonomia Shqiptare bëhet më prodhuese, shërbimet zbresin në 61% të totalit të ndërmarrjeve nga 84% në 2011

0

Qëndrueshmëria ekonomike e një vendi vërehet tek stabiliteti i strukturës ekonomike të tij. Për të kuptuar strukturën ekonomike analizohet sjellja e sektorëve që përbëjnë ekonominë. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në studim regjistrin e ndërmarrjeve të vitit 2020, por edhe viteve të tjera, deri në 2011-ën, për të kuptuar peshën e shërbimeve dhe peshën e prodhimit në ekonominë tonë. Krahasimi me vitet e tjera bëhet për të kuptuar se cilin trend kanë ndjekur prodhimi dhe shërbimet.

Të dhënat e analizuara tregojnë se ndërmarrjet që operojnë në ekonominë tonë janë të orientuara kryesisht drejt shërbimeve. 61% është pesha e prodhimit të shërbimeve gjatë vitit 2020, ndërkohë që prodhuesit e të mirave zenë vetëm 39%. E shprehur në lekë vlera e shërbimeve arrin në 101 mijë lekë, ndërsa ajo e të mirave arrin në 65 mijë lekë. Po të flasim për strukturën e numrit të ndërmarrjeve gjatë vitit 2020 shohim se sektori që zë pjesën më të madhe është sektori i tregtisë.

Nga vrojtimi i të dhënave sipas viteve shihet se ka ndryshime pozitive nga viti në vit sa i përket prodhimit të të mirave, pasi ky tregues ndjek një trend rritës. Në terma vjetorë rritja shënohet me 2 pikë përqindje, nga 37% gjatë vitit 2019 në 39% gjatë vitit 2020. Viti 2020 është viti me vlerën më të madhe të prodhimit të të mirave që nga viti 2011. Në harkun kohor të nëntë viteve, vitet që kanë regjistruar nivelin më të ulët të prodhimit të të mirave janë viti 2014 dhe viti 2013.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shoqëritë Aksionere pranë minimumit historik .Gjatë vitit të kaluar niveli më i ulët që prej 2010-ës

Postimi mëparshëm

Banka Botërore “zhvlerëson” rritjen ekonomike të Shqipërisë, ul projeksionet. Më mirë se rajoni, por të varur nga hapja e kufijve dhe çelja e negociatave

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.