Ekonomi

A dëmtohet Shqipëria nga vendimi i Kosovës? Ndalimi i eksporteve, Shqipëria importon minimalisht nga Kosova produktet e ndaluara

0

Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi vendimin për të ndaluar eksportin e disa produkteve ushqimore në vende të rajonit dhe më gjerë, të cilat konsiderohen edhe si mallrat kryesore të shportës. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhje të qeverisë duke thënë se produktet e ndaluara për eksport janë gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës si dhe sheqeri. Ky vendim është marrë si masë për të siguruar furnizimin e qytetarëve me këto produkte, pasi agresioni Rus në Ukrainë ka ndikuar zinxhirin e furnizimit me produktet kryesore.

“Scan Intelligence Unit” ka kryer një analizë të tregtisë së jashtme të vendit tonë me Kosovën për të parë se si do të ndikojë ky vendim. Nisur nga të dhënat e “Institutit të Statistikave”, totali i importeve me Kosovën, gjatë vitit 2021, arrin në vlerën e 15.4 mld lekë ose e shprehur në valutë 127 mln euro. Po sa është vlera e importeve të këtyre produkteve për të cilat është ndaluar eksporti? Theksojmë se Institutiti i Statistikave nuk i ka këto kapituj më vete, prandaj “Scan Intelligence Unit” është përpjekur ta ndalë fokusin e analizës kryesisht te drithërat duke qenë se gjendet si kapitull i veçuar dhe është lehtësisht me i matshëm. Vlera e importit të drithërave nga Kosova, gjatë vitit 2021, regjistrohet në 12.3 mln lekë dhe zë 0.1% të totalit për këtë produkt. Nga ana tjetër sa i përket importit të vajit, vlera e importeve për vitin 2021 është 76 mln lekë, por theksojmë se në këtë kapitull përfshihen edhe dhjamrat kafshore apo vegjetale. Sa i përket vlerës së importit me Kosovën për produktet sheqerna dhe ëmbëlsira prej tij, fiksohet në 8.6 mln lekë. Shifrat tregojnë se produktet kryesore me vlerën më të lartë, gjatë vitit 2021, të importuara nga Kosova ishin lëndët djegëse me 5.4 mld lekë, ndjekur nga giza dhe çeliku me 2.7 mld lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa mund të kursejë një shqiptar gjatë jetës? Mesatarisht, jo më shumë se 73 mijë euro, nëse punon 45 vite

Postimi mëparshëm

Ekskluzive/ Moody`s për impaktin e luftës, në Shqipëri: “Shkurtojmë projeksionet, pasiguri e lartë, turizmi do të preket”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.