Ekonomi

53.9% e fëmijëve shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, jemi vendi me përqindjen më të lartë në Europë

0

Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT) ka publikuar së fundmi raportin, i cili flet mbi përqindjen e individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër ose përjashtimit social. Të dhënat për vitin 2019 e rendisin vendin tonë në fund të shteteve të Europës me përqindjen më të lartë të personave që janë në rrezik për të qenë të varfër apo dhe nga përjashtimi social. Kjo përqindje për vendin tonë regjistrohet në 50.8%, ndërkohë që mesatarja në Bashkimin Europian për vitin 2019 është 21.1%. Le ta analizojmë këtë tregues sipas grupmoshave të dhëna. Për Shqipërinë janë 53.9% e fëmijëve poshtë moshës 18 vjeç, të cilët janë në rrezik për të qenë të varfër, ndërsa 49% janë të grupmoshës 18 deri në 64 vjeç. Sa i përket grupmoshës mbi 65 vjeç gati 54% e tyre janë pranë rrezikur për të qenë të varfër apo përjashtimit social.

Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë qendron pas tyre. Me përqindjen më të ulët në nivel rajoni qëndron Serbia ku vetëm 31.1% e popullsisë së saj është në prag të rrezikur për të qenë të varfër. Serbia ndiqet nga Maqedonia e Veriut e cila e ka përqndjen e këtij trguesi 34.2%. Nga ana tjetër Mali i Zi e regjistron këtë tregues në 36.6%. Shqipëria, krahasuar me vendet e rajonit gjithashtu mban përqindjen më të lartë edhe sipas grupmoshave. Në Serbi 34.5% e fëmijëve poshtë 18 vjeç janë në rrezik për të qenë të varfër ose përjashtimit social, ndërsa në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut ky tregues për këtë grupmoshë paraqitet në 43.9% dhe 38.6% përkatësisht.

Eurostat në publikimin e tij thekson se janë disa faktorë të cilët ndikojnë në rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social. Këto faktorë përfshijnë intensitetin e ulët të punës, llojin e famijes për nga numri i saj, prejardhja migrante, si dhe kushtet e jetës ku shumë familje mund të jenë të privuara materialisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Spitalet private dalin me humbje, – Pandemia thellon “gropën”, 6 spitale me humbje 20 mln euro në 4 vitet e fundit

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, më të “ndriçuar” se europianët, – Vetëm 4.6% e shtëpive pa dritë të mjaftueshme, norma ngjitet në 5.9% në BE

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.