Ekonomi

27.1% më shumë të huaj në shkurt/ Ulen hyrjet nga Kosova me 13.4%, Greqia me rritjen më të lartë

0

Shifrat e publikimit “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri” nga “Instituti i Statistikave”, tregojnë rritje të të gjithë treguesve të tij. Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin shqiptar, për muajin shkurt të këtj viti, janë rritur me 27.3% dhe regjistrohen 458,951 hyrje. Gjatë muajit shkurt, hyrjet nga shtetasit e huaj janë rritur me 27.1% ndërsa hyrjet nga shtetasit shqiptarë janë rritur me 27.5%. Në shifra absolute janë 200,997 shtetas të huaj dhe 257,954 shtetas shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar. Daljet po ashtu kanë pësuar një rritje gjatë muajit shkurt të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2021. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë këtij muaji, janë 493.899 duke shënuar një rritje me 32,9%. Nëse do të flisnim për daljet e shtetasve shqiptarë nga territori, rritja regjistrohet në 28.3%, ndërkohë që daljet nga shtetasit e huaj janë rritur me 40.2%.

Gjatë Shkurtit të vitit 2022, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova mban vendin e parë, por krahasuar me Shkurtin e një viti më parë, hyrjet nga Kosova kanë rënë me 13.4%. Maqedonia dhe Greqia ndjekin në radhë më numrin më të lartë të hyrjeve në territorin e Shqipërisë dhe Greqia është vendi që regjistron rritjen më të madhe të hyrjeve për muajin shkurt, me 390%. Nga të dhënat e përpunuara shohim se me rritje të larë paraqiten dhe hyrjet nga vende si Anglia me 336%, Spanja me 292% si dhe Polonia me 133%. Rritjen më të ulët e kanë regjistruar hyrjet nga Maqedonia e Veriut, me vetëm 0.3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët, populli më pro-amerikan në NATO/ GALLUP: 82% e shqiptarëve aprovojnë lidershipin amerikan, nga 56% që ishin vjet

Postimi mëparshëm

A kursejmë me dritat e makinës fikur ditën? PO! Shqipëria mund të kursejë deri në 18 mln euro në vit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.