Ekonomi

2021, vit i “ëmbël” për shqiptarët/ Bletaria 5,000 ton mjaltë. Gjirokastra, qarku me prodhimtarinë më të ulët

0

Bletaria është një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit me një vlerë kapitali rreth 72 mln euro referuar ekspertëve, ndërkohë që prodhimi i mjaltit në vendin tonë fiksohet në 5,000 ton/vit për 2021. Në Shqipëri numërohen rreth 8,200 familje që merren me bletërritje, ndër të cilat, një pjesë konsiderohen si profesioniste që e ushtrojnë këtë aktivitet ndër vite dhe të tjerë individë të apasionuar pas bletarisë.

Raporti më i fundit i INSTAT tregon se në Shqipëri prodhimi i mjaltit gjatë vitit 2021, ka shënuar rritje me 2,000 ton krahasuar me vitin 2014 dhe me 1,000 ton, krahasuar me 2018-ën çka përkthehet në 61% dhe 23% më tëper mjaltë ndër vite.

Nga 4,116 ton që ishte në vitin 2019, vlera arriti në 4,599 ton gjatë vitit pandemik dhe 4,835 ton në 2021.Referuar serisht të dhënave të INSTAT, qarqet ku është shënuar prodhimi më i lartë janë Shkodra, me 19% ose 913 ton/vit, Korça me 15% ose 738 ton/vit dhe Vlora me 14% ose 675 ton/vit të prodhimit të përgjithshëm të mjaltit në vend. Nga ana tjetër, qarku me prodhimtarinë më të ulët të mjaltit është Gjirokastra, me 3% ndaj prodhimit të përgjithshëm ose 130 ton/vit.

Sa i përket numrit të koshereve në Shqipëri, regjistrohen rreth 394 mijë të tilla për vitin 2021. Prej të cilave, 37,622 janë të vendosura në Bashkinë Shkodër, 19,314 në Bashkinë Fier, 15,000 në Bashkinë Maliq, 12,150 në Bashkinë Divjakë, 10,900 në Bashkinë Korçë dhe 10,040 në Bashkinë Belsh. Nësë analizën tonë e fokusojmë ndër vite shohim se 2021, 2020 dhe 2016 shënojnë vitet me numrin më të lartë të koshereve në vend, përkatësisht me 394 mijë, 358 mijë dhe 303 mijë.

Shifrat tregojnë gjithashtu se gjatë pandemisë është regjistruar një kërkesë e shtuar për mjaltë, duke shënuar një rritje me 11% të prodhimit krahasuar me vitin paraardhës, rritje kjo e cila është tejkaluar vetëm gjatë 2016-a me 20%.

Mesa duket vitet e fundit dhe veçanërisht 2021-i mund të konsiderohet si vit i “embël” për Shqiptarët, në fund të fundit, mjalti eshte një dhuratë e natyrës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Qytetaria ngel në klasë/ Provimi më i preferuar në maturë, por 380 nxënës morën notën 4. Lëndët natyrore “mundin” shoqëroret

Postimi mëparshëm

Transporti “nxjerr zbuluar” tregtinë/ Më pak mallra të transportuara këtë vit, pasagjerët me rritje

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.