Ekonomi

Turizmi i kampingjeve, Shqipëria më e goditura mes vendeve të Europës. Bie 62% numri i netëve të kaluara në kampe

0

Me ardhjen e pandemisë gjatë vitit të kaluar u desh që pushimet të anullohen si pasojë e kufizimeve të lëvizjeve. Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT) ka publikuar së fundmi të dhënat mbi turizmin e kampingjeve gjatë vitit 2020, pra vitit të pandemisë. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar këto të dhëna ku, sipas Eurostat, vendi ynë ka qenë më i godituri sa i përket turizmit të kampingjeve. Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 9.365 netë të kaluara në kampingje, një rënie më 62% krahasuar me vitin 2019, i cili regjistronte 24.744 netë të kaluara. Netët e kaluara në kampingje gjatë sezonit prill-shtator të vitit 2020 kanë rënë në të gjitha vendet e Europës, por duket se goditjen më të madhe e ka marrë Shqipëria, e cila qëndron në fund të listës. Nga të dhënat e paraqitura dhe në grafikun e mëposhtëm shohim se nëse do të flisnim për rajonin, Maqedonia e Veriut është më pak e goditura e gjithashtu dhe mes vende të Europës, Maqedonia e Veriut është e treta më pak e goditura nga pandemia sa i përket turizmit të kampingjeve ndërkohë që në vend të parë qëndron Çekia me 1% rënie.

Nëse do të shikonim numrin e netëve të kaluara në kampe nga turistët vendas, dalim në përfundimin se Shqipëria vijon të jetë ndër vendet më të goditura. Numri i turistëve vendas që kalojnë natën në kampingje ka rënë me 29% krahasuar me vitin 2019. Nga vendet e Europës shteti me rënien më të madhe të vizitorëve vendas është Lituania, e ndërsa shteti që ka pasur rritje të numrit është Sllovenia. Mes shteteve me rritje qëndron Maqedonia e Veriut me një rritje prej 14 %.

Nga ana tjetër, sa i përket numrit të netëve të kaluara në kampingje nga vizitorët e huaj, të gjitha shtetet e Europës kanë pësuar rënie, ku rënia më e madhe regjistrohet në Serbi me 98%, e pasuar nga Islanda me 93%. Shqipëria renditet e shtata në listë sa i përket këtij treguesi me një rënia prej 79%. Goditjen më të vogël e ka patur Litenshtajni me 3%, e pasuar nga Austria dhe Danimarka.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përkeqësohet barazia gjinore në Shqipëri. Raporti i “WEF”, me 5 pozicione të humbura, mbetemi mes 30 të parëve në glob

Postimi mëparshëm

Kur kanë më shumë nevojë për kredi shqiptarët? Në Dhjetor dhe Shkurt. Janari, më pak i preferuari

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.