Ekonomi

Tregtia e jashtme vijon rimëkëmbjen,- Rritje vjetore me 30% e eksporteve gjatë korrikut dhe 26% e importeve

0

Tregtia e jashtme po ndjek një trend pozitiv, tregojnë shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave. Të dhënat për Korrikun e vitit 2021 bëjnë me dije se eksportet e mallrave kanë arritur vlerën e 32 mld lekëve, duke u rritur kështu me 30.6% krahasuar me Korrikun e një viti më parë. Krahasuar me një muaj më parë, pra me muajin qershor, ky tregues ka pësuar rënie me 7.9%. Nga ana tjetër importet e mallrave arritën vlerën 72 mld lekë, duke u rritur me 26.1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 6.6%, në krahasim me Qershorin. Në terma 7-mujorë, eksportet e mallrave arritën vlerën 209 mld lekë, duke u rritur me 39.2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 426 mld lekë, duke u rritur me 29.8 %, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë muajit Korrik të vitit 2021, në rritjen e eksporteve prej 30.6%, kanë ndikuar pozitivisht grupet:“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 7.5 pikë përqindje,“Materiale ndërtimi dhe metale” me 13.2 pikë përqindje dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 3.4 pikë përqindje. Sa i përket importeve, gjatë muajit Korrik 2021, në rritjen e importeve prej 26.2 %, krahasuar me Korrikun 2020, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 5,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije dhe duhan” me 4.6 pikë përqindje, dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”me 5.8 pikë përqindje.

Në Korrikun e vitit 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrikun e vitit të kaluar janë: Italia me 15.1 %, Kosova me 17.9% dhe Spanja me 44.1%, Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe është Kina me 15.7%. Po të flasim për importet vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrikun 2020 janë: Italia me 16.5 %, Turqia me 48.3 % dhe Kina me 31,0 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kroacia me 11,8%, Zvicra me 27,4% dhe Austria me 12,2%. Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 59,9 % të gjithë tregtisë. Në Korrik 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia, Greqia, Turqia dhe Gjermania

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kuksianët dhe shkodranët, të “frymëzuar” nga pandemia, – Të vetmet qarqe ku regjistrohet rritje e lindjeve. Gjirokastritët, më të “frikësuarit”

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, të “uritur” për peshk, – Rekord historik gjatë korrikut, rreth 12 mln euro importe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.