Ekonomi

Tregtia e jashtme në “rrugën” e duhur. Eksportet dhe importet, rritje me 92,3% dhe 72,9% gjatë muajit Prill 2021

0

Pandemia dhe kriza ekonomike që e ka shoqëruar atë duket se nuk e vijojnë më ndikimin negativ në tregtinë e jashtme të vendit tonë. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme tregojnë se, gjatë muajit prill, eksportet e mallrave kanë arritur në vlerën e 29 mld lekëve, duke u rritur me 92,3%, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, megjithatë ky tregues është ulur po ta krahasojmë me muajin mars të po këtij viti me 9.5%. Gjithashtu importet gjatë muajit prill të viti 2021 janë rritur me 72,9%, në krahasim me një vit më parë dhe krahasuar me marsin e vitit 2021 janë ulur me 2,4 %. Rritja e importeve ka bërë gjithashtu që të rritet edhe defiçiti tregtar, I cili për këtë muaj është 34 mld lekë duke u rritur me 59,4%, krahasuar me Prill 2020.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar kontributin e grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve nga ku vihet re se grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë:“Materiale ndërtimi dhe metale me 28,6 pikë përqindje,“Tekstile dhe këpucë” me 25,0 pikë përqindje,“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 24,0 pikë përqindje. Nga grupet me ndikimin m ëtë vogël mund të përmendim “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 0.7 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me 1.1 pikë përqindje.

Në muajin Prill të vitit 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prillin e 2020-ës janë: talia me 95,8%, Kosova me 172,9% dhe Gjermania 24,3%. Nga ana tjetër vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe mund të përmendim Ukrainën me 37,2%, Bosnje/Hercegovinën me 13,0% dhe Rumaninë me 22,2%. Po të flasim për vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve gjatë prillit të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar ndër to përmendim Italinë me 44,9%,Turqinë me 53,2% dhe Kinën me 47,5%, e ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rusia me 37,0 %,Zvicra me 11,9% dhe Ukraina me 2,0%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

23% e shqiptarëve në prag të varfërisë, instat publikon të dhënat e 2019-ës

Postimi mëparshëm

Prilli regjistron rekord historik të importit të produkteve farmaceutike dhe të pijeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.