Ekonomi

Të parët në rajon për akomodim dhe ushqim. Kemi më shumë ndërmarrje edhe se Serbia, por zhgënjejmë me bujqësinë, artin shkencën

0

Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se në Shqipëri ka rreth 176 mijë ndërmarrje aktive. Kjo shifër na vendos në vend të dytë në rajon, vetëm pas Serbisë. Në këtë analizë mungojnë dy vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Kosova dhe Mali i Zi. Gjithsesi, nga analiza e të dhënave, dalin në pah disa detaje mjaft interesante, si shpërndarja e bizneseve në rajon, sipas statusit, apo sektorit. Kështu, shifrat nga regjistri rajonal i biznesit tregojnë se në vend të parë në rajon për numër sipërmarrjesh aktive qëndron Serbia, me rreth 438 mijë të tilla. Më pas ndjek pikërisht Shqipëria me 176 mijë, Maqedonia e Veriut me rreth 103 mijë dhe në vend të fundit Bosnje Hercegovina, me vetëm 40 mijë të tilla.\

Ndërkohë, po t`i shohim shifrat e ndërmarrjeve aktive sipas sektorëve, vëmë re një rekord për vendin tonë, pasi rezultojmë të kemi më shumë ndërmarrje se të gjitha shtetet e tjera, madje edhe më shumë se Serbia në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, plot 34 mijë të tilla. Në vend të dytë ndjek Serbia me rreth 29 mijë ndërmarrje, Maqedonia e Veriut me rreth 5800, dhe sërish në vend të fundit Bosnje Hercegovina me rreth 4300 të tilla. Shqipëria mban një rekord në një tjetër sektor; atë të administratës publike, mbrojtjes dhe sigurisë sociale, me 855 ndërmarrje. Në këtë aspekt, Serbia është e fundit, me vetëm 13 ndërmarrje. Edhe në sektorin e minierave dhe guroreve, vendi ynë mban një rekord rajonal, duke pasur më shumë ndërmarrje se të gjithë të tjerët, plot 757, dhe ndiqet nga Serbia me 545, Maqedonia e Veriut me 294 dhe Bosnje Hercegovina me 186.
Por, nga ana tjtër, kemi edhe disa shifra negative, si vendi i tretë në rajon, pas Serbisë dhe MAqedonisë së Veriut sa i përket ndërmarrjeve në sektorin e “artit dhe argëtimit”, “Bujqësisë, pyjëtarisë dhe peshkimit”, si dhe atë të “profesioneve shkencore”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Transporti ajror vazhdon të vuajë pandeminë. Numri i pasagjerëve ulet me 57% krahasuar me vitin 2019

Postimi mëparshëm

Rritet me 36.4% numri i leje të ndërtimit, gjatë tremujorit të parë të vitit jepen 251 leje

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.