Ekonomi

Shqiptarët, të “uritur” për peshk, – Rekord historik gjatë korrikut, rreth 12 mln euro importe

0

Referuar statistikave për “Tregtinë e Jashtme lidhur me import/eksportin për peshkun dhe kafshë guackore të nënujshme”, muaji Korrik ka shënuar rekord historik importesh për periudhën. Kështu muaji i fundit ku tëdhënat e tregtisë së jashtme janë të disponueshme ka arritur të “thyejë” trendin duke tejkaluar madje edhe muajin Qershor. Për korrikun e vitit 2021 importet për peshqit dhe kafshët guackore të nënujshme arritën në vlerën e 1.5 mld lekë, ose rreth 12 milionë euro, duke shënuar rekord historik të importeve për peshkun dhe kafshët guackore të nënujshme.

Rritja e importeve për këtë kategori fiksohet në rreth 237 mln lekë më shumë se muaji Qershor, rritje e cila llogaritet në vlerat e 15.62%. Sezoni turistik duket se ka kryer punën e tij ‘mjaft mirë’, duke bërë që efekti post-pandemik të jetë i papërfillshëm, ku kërkesa për produktet e detit të shënojë rritjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë, importi për produktet e detit shënoi rritje me 25%, rritje e cila fiksohet në shifrat e 380 mln lekë.

Nëse do të krahasonim në terma vjetorë, pra periudhën nga fillimi i vitit deri në muajin korrik, për vitin 2021 dhe 2020, importi i produkteve të detit është rritur me rreth 1 mld lekë në 2021, rritje e cila fiksohet në vlerat e 17.38%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregtia e jashtme vijon rimëkëmbjen,- Rritje vjetore me 30% e eksporteve gjatë korrikut dhe 26% e importeve

Postimi mëparshëm

Ekskluzive/ 10 kompanitë më të mëdha në Shqipëri në 2020-ën, – Surprizon “GRT” në vend të tretë, dobësohet “Kastrati”, fuqizohet “BKT” dhe “INFO-Telecom”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.