Financë

Tjetër rekord historik për kreditë me probleme! Zbresin në 7.88%, edhe pas shfuqizimit të masave rregulluese të BSH

0

Një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sektorit bankar, ai i kredive me probleme, ka prekur një rekord të ri histroik minimal, pranë 7.88% gjatë prillit, nga 7.96% që ishte në muajin mars. Tendenca rënëse e këtij treguesi ka qenë progresive gjatë muajve të fundit. Ndërkaq, shifra e prillit merr një rëndësi të veçantë, pasi vjen pas rënies nga fuqia të vendimit të Bankës së Shqipërisë për të mos i lejuar bankat t`i klasifikonin si të këqija, kreditë e ristrukturuara gjatë periudhës. Vendimi në fjalë, si reagim ndaj situatës së shkaktuar nga pandemia, që prej vitit të kaluar ishte në fuqi deri në muajin mars të këtij viti. Pavarësisht faktit se shumë ekspertë kishin paralajmëruar se rënia konstante e normës së huave me probleme në kohë krize ishte rrjedhojë e kësaj ndërhyrje, shifrat e prillit duket se e hedhin poshtë këtë. Norma e kredive me probleme gjatë prillit vijon të mbetet pranë nivelit më të ulët që prej marsit të vitit 2009, kur fiksohej pranë 7.6%. Pas kësaj periudhe kohore, me krizën financiare globale, ky tregues u rrit pranë niveleve alarmante, deri në 25% në shtator të vitit 2014. Treguesi tashmë është rikthyer në nivelet para krizës financiare globale të më shumë se një dekade më parë, dhe ky rezultat vjen gjatë një tjetër krizë, asaj të shkaktuar nga pandemia. Diçka e tillë është një sinjal mjaft pozitiv, jo vetëm për sektorin bankar, por për të gjithë ekonominë shqiptare, duke pasur parasysh peshën e sektorit në ekonomi, por sidomos rolin që ka pasur dhe vijon të ketë për të nxitur rimëkëmbjen pas krizës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Banka Botërore “zhvlerëson” rritjen ekonomike të Shqipërisë, ul projeksionet. Më mirë se rajoni, por të varur nga hapja e kufijve dhe çelja e negociatave

Postimi mëparshëm

Remitancat, rekord në T1! Prekin shifrën e 168.5 mln euro, niveli më i lartë në më shumë se një dekadë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.