Ekonomi

Statistikat e transportit, rritet volumi i mallrave të transportuara

0

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë muajit mars të vitit 2021 është rritur volumi i mallrave të transportuara si në rrugë detare ashtu edhe me hekururdhë dhe nëpërmjet ajrit. Mallërat e ngarkuara dhe të shkarkuara në porte gjatë marsit, kanë patur një volum prej 370 mijë tonësh, duke shënuar kështu një rritje me 45.7%, pra dhe rritjen më të madhe, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Nëse do flisinim për tremujorin e parë, volumi i mallrave ka ardhur duke u rritur me 14.5% krahasuar me vitin 2020, vit i cili na përballi dhe me pandeminë. Referuar të dhënave për volumin e mallrave të transportuara me hekurudhë dhe përmes ajrit shohim se rritja shënohet në vlerën 4.2% dhe 13.6% respektivisht.

Sa i përket transportit të pasagjerëve, sipas të dhënave është rritu ndjeshëm numri i pasagjereve si më rrugë detare po ashtu edhe në rruge ajrore. Në mars të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare ka qenë 26.054 pasagjerë, ndërsa i atyre që kanë udhëtuar me linja ajrore, ka qenë 82 872 pasagjerë. Krahasuar me marsin e vitit 2020, këto tregues janë rritur përkatësisht me 60,8% dhe 8.9%, por sidoqoftë baza e transportit të pasagjerëve mbetet “ajri”. Transporti hekurudhor gjatë muajit mars të viti të kaluar nuk regjistron asnjë pasagjer, kjo për shkak të pandemisë, ndërsa gjatë marsit të vitit 2021 ky tregues është 490 pasagjerë.

Gjatë marsit të 2021-it, mallrat e eksportuara me det zënë 51,9% ato me rrugë 36,5% dhe me ajër 0,2%, ku shohim se mallrat e eksportuara me rrugë gjatë marsit 2021 janë rritur me 59,9%, krahasuar me një vit më parë. Në tremujorin e parë të vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 242,4 mld lekë dhe 50,5% e tyre u transportua me det.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

PBB prek rekord historik në T1, në 1.68 trilionë lekë, borxhi publik zbret në 75% të PBB

Postimi mëparshëm

Shifrat zyrtare të 25 prillit. Pjesëmarrja në 46.2%, më e ulta në histori. PD dhe PS zmadhojnë pjesën e “tortës”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.