Ekonomi

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht, 2 mijë euro në vit. Do i duheshin 30 vite për të blerë një shtëpi, 7 vite e gjysëm për një makinë

0

“Scan Intelligence Unit”, nisur nga të dhënat më të fundit të Anketës së buxhetit të familjes, analizoi ndryshimin vjetor të shpenzimeve të konsumit sipas kategorive dhe sipas qarqeve. Nisur po nga këto të dhëna, këtë herë, “Scan Intelligence Unit” është përpjekur të paraqesë nivelin e kursimeve që mund të arrijnë shqiptarët. Sa mund të kursejë një familje më të ardhura mesatare në Shqipëri ?
Sipas Anketës së buxhetit në familje, një familje shqiptare është e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona. Të dhënat e Institutit të Statistikave për të ardhurat mesatare janë për vitin 2019, kështu që për krahasim më të saktë le të marrim në analizë shpenzimet mesatare për vitin 2019. Të ardhurat mesatare për frymë për vitin 2019 llogariten në 27.849 lekë. Meqë një familje përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, atëherë themi se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë. 103.041 lekë. Nga ana tjetër, të dhënat e shpenzimeve për vitin 2019 tregojnë se shpenzimet mesatare mujore për konsum të familjeve shqiptare janë 82.235 lekë.

Nga përllogaritjet del se një familje mund të kursejë mesatarisht 20.806 lekë në muaj. Po gjatë një vitit ? Të dhënat tregojnë se gjatë një viti një familje shqiptare me 3.7 persona mesatarisht, siç tregojnë të dhënat e vitit 2019, mund të arrijnë të kursejnë 249.672 lekë osë rreth 2 mijë euro.

Po sa vite do i duhet një familje shqiptare për të blerë një shtëpi apo një makinë? Le të supozojmë se mesatarisht një metër katror në Tiranë kushton 750 euro. Një shtëpi me sipërfaqe 80 m2 do të kushtonte 60 mijë euro ose në lekë 7,3 mln lekë. Për të blerë këtë shtëpi një familje duhet të kursejë 30 vite. Po nëse do duhet të blejnë një makinë? Le të marrim një çmim mesatar të një makine të re deri në 15 mijë euro. Sa vite duhet të kursejë një familje shqiptare për ta patur ? Plot 7.5 vite! Nëse një familje zgjedh një universitet privat për të kryer studimet e larta, sa vite do të kursejë? Le të marrim një çmim mesatar të një viti shkollor deri ne 1.9 mijë euro. Për tre vite të nivelit Bachelor kostoja e shkollimit shkon 5.7 mijë euro. Pët të mbaruar nivelin bachelor të shkollimit në një universitet privat një familje shqiptare duhet të kursejë 2.9 vite.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekonomia do “shpërthejë”, por pa “bereqet” për qytetarët- BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit në 7.2%, por do ketë rritje çmimesh, dhe qeveria i ka “duart e lidhura” për të ndërhyrë

Postimi mëparshëm

Shqipëria, hapa pas me energjinë, – Raporti i Këshillit Botëror të Energjisë, humbet 4 pozicione në renditjen globale të qendrueshmërisë energjetike

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.