Ekonomi

Rritet me 36.4% numri i leje të ndërtimit, gjatë tremujorit të parë të vitit jepen 251 leje

0

Numri i lejeve të ndërtimit e ka nisur me rritje vitin 2021. Mbështetur në të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi “Lejet e Ndërtimit” në tremujorin e parë të këtij viti, shohim se u dhanë 251 leje, një rritje me 36.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, i cili regjistroi 184 leje. Kjo rritje mund të jetë tendencë edhe e ndërtimeve që po bëhen si pasojë e rindërtimit nga tërmeti. Të njejtin ndryshim ka pësuar edhe treguesi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit, i cili vjen në rritje me 79.7% këtë tremujor nga 333 645 m2 i miratuar në 2020-ën në 599 446 m2 gjatë këtij viti. Në tremujorin e parë të vitit 2021 vlera e përafërt e leje të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punimë inxhinierike është 26,6 mld lekë dukë shënuar po ashtu një rritjëe me 98,9%.

Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate, por tendenca e ndërtimeve të reja prej vitesh është pozitive edhe në sektorin e biznesit. Nga të dhënat e marra në shqyrtim shohim se nga 251 leje gjithsej 174 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 77 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin m ëtë madh të lejeve e regjistrojnë ndërtesat industrial me 32 leje.

Po të flasim mbi lejet e ndërtimit sipas qarqeve, shohim se për tremujorin e parë të vitit 2021 qarku me më shumë leje është kryeqyteti i ndjekur nga qarku i Durrësit. Nga ana tjetër qarqet me numrin më të vogël të leje të ndërtimit rezultojnë qarku i Dibres me vetën 3 leje ndërtimi, i ndjekur nga qarku I Gjirokastrës me 5 leje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të parët në rajon për akomodim dhe ushqim/ Kemi më shumë ndërmarrje edhe se Serbia, por zhgënjejmë me bujqësinë, artin, shkencën

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, pak të shqetësuar për krimin financiar, – Anketa e RCC: vetëm 59% e konsiderojnë të rëndësishme, norma e dytë më e ulët në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.