Ekonomi

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Shtatorit, – Rreth 1 mln pasagjerë më shumë në Janar-Shtator, krahasuar një vit më parë

0

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi shifrat e transportit tregojnë se në muajin Shtator të këtij viti shihet një rritje e numrit të fluturimeve me 2 herë krahasuar me Shtatorin e një viti më parë. Sa i përket transportit të pasagjerëve, sipas të dhënave është rritur numri i pasagjereve si në rrugë detare po ashtu edhe në rrugë ajrore për muajin shtator. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë ajrore është rritur gati 3 herë krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Në terma nëntëmujorësh, rritja e pasagjerëve në rrugë ajrore është gati 1 milon pasagjerë më shumë se vitin 2020. Nga ana tjetër pasagjerët në rrugë detare janë rritur janë rritur me 3.3 herë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar dhe 2.4 herë krahasuar me nëntëmujorin e kaluar.

Referuar po këtyre të dhënave, shohim se gjatë muajit Shtator të vitit 2021 është rritur me 19.1% volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte. Po të flasim për periudhën Janar-Shtator, ky tregues është rritur me 18.8%. Në muajin Shtator 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 1,7 %, krahasuar me Shtator 2020. Në muajin Shtator 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 175,8 ton, duke u rritur 10,3 %, ndërsa në nëntëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është rritur me 12,5 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë shtatorit të vitit 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 56.1% me rrugë 38.3% dhe me ajër 0,4%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Shtator 2021 janë rritur me 18.6%, krahasuar me Shtator 2020, ndërsa mallrat e importuara me rrugë në Shtator 2021 janë rritur me 21.1%, krahasuar me Shtatorin e 2020-ës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

TVSH e brendshme “ngel në klasë” tatimet, – Rënie me 5.7% e arkëtimeve krahasuar me 2020-ën dhe 107 mln euro më pak se plani

Postimi mëparshëm

Kreditimi “ringjallet” me vjeshtën,- Huaja për blerje banesash, rekord 6 vjeçar. Ndërtimi dhe energjia elektrike gjithashtu me rekord

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.