Financë

Bien normat e interesit të kredive gjatë majit, – Mesatarisht në 5.78% për ato në Lek, rënie edhe për kredinë e re në euro

0

Shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rënie të normave mesatare të interesit nga institucionet huadhënëse, për të gjitha afatet e maturimit dhe për të gjitha segmentet, pra si për biznesin ashtu dhe për individët. Rënia është e dukshme, si në Lek ashtu edhe në Euro. Kështu, norma mesatare e interesit për të gjitha afatet e maturimit të kredive në Lek gjatë majit, ka zbritur pranë 5.78%, nga 6% që ishte në muajin paraardhës. Për të gjitha afatet e maturimit, me përjashtim të kredisë deri në 6 muaj, vihet re rënie e normave mesatare të interesit, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë edhe për kredinë e re në euro gjatë majit, vihet re një rënie e normave mesatare të ineresit për të gjitha afatet e maturimit, për të gjitha segmentet. Kështu, për kreditë e reja në euro, normat mesatare të interesit gjatë majit kanë zbritur në 3.89%, nga 3.97% që ishin gjatë prillit. Vetëm kreditë me maturim nga 3-5 vjet kanë pësuar rritje të normës së interesit gjatë majit, për kreditë e reja në euro, tregojnë shifrat zyrtare.

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë për majin, kreditimi gjatë kësaj periudhe kohore është rritur ndjeshëm, me huanë e re për individët që ka barazuar rekordin historik, dhe atë për blerje banese në lekë që ka regjistruar një rekord të ri (kliko këtu). Ulja e normave mesatare të interesit mund të ketë pasur ndikim te këto shifra.

Sa i përket normave mesatare të interesit për depozitat në Lek, shifrat flasin për një rritje të lehtë të atyre me afat, dhe rënie të lehtë të llogarive rrjedhëse. Për depozitat me afat 60 mujor vihet re një rritje e ndjeshme, me normat mesatare që fiksohen në 2.7% gjatë majit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kredia për shtëpi prek rekord historik/ 2.2 mld lekë gjatë majit për individët, si asnjëherë më parë

Postimi mëparshëm

Sanksionet ndaj Bjellorusisë, ndikimi në turizëm, – I mbyllen dyert mbi 10 mijë turistëve, u rritën me 6-fish në vetëm 4 vite

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.