Raporte

Vetëm 7% e shqiptarëve blejnë online, – Renditemi të fundit në rajon dhe në Europë për vitin 2019

0

Të dhënat e anketës vjetore për përdorimin e teknologjisë në familje nga individët, e publikuar së fundmi nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, jep të dhëna gjithashtu dhe për mallrat apo shërbimet që blihen online. Në vitin 2020 rreth 65% e të rriturve në Bashkimin Europian kanë raportuar se kanë bërë blerje ose kanë porositur online gjatë 12 muajve para se të zhvillohet anketa. Ky publikim gjithashtu ka të dhëna edhe për Shqipërinë. Vendi ynë në hartën e Europës paraqitet me ngjyrë blu të errët, që na klasifikon ndër shtetet më të dobëta në këtë drejtim. Me të njejtën ngjyrë në hartë paraqiten dhe vendet e rajonit, por gjithashtu dhe jugu i Italisë

Përqindja e personave që kanë porositur mallra apo shërbime online

Të dhënat për Shqipërinë, referuar vitit 2019, pasi për 2020-ën nuk janë përditësuar ende, tregojnë se vetëm 7% e individëve kanë bërë blerje online. Krahasuar me vitin 2018, ky tregues është rritur me 2 pikë përqindje, nga 5% që ishte, në 7%. Krahasuar me vendet e rajonit, për vitin 2019, vendi ynë duket më primitivi sa i përket blerjeve online, pasi renditemi të fundit. Në Kosovë janë 30% e individëve të cilët kanë raportuar se kanë bërë blerje. Kosova renditet e dyta në rajon për këtë tregues, ndërsa në vend të parë renditet Serbia, me 34%. Ndjek Maqedonia e Veriut, me 29% dhe Bosnje Hercegovina, me 23%. Në vend të parafundit shohim të renditur Malin e Zi, me vetëm 16% të individëve, të cilët kanë bërë blerje online për vitin 2019.

Vendi ynë renditet i fundit edhe në krahasim me vendet e Europës, megjithatë pritjet janë se blerjet online mund të jenë rritur në vijim, ndikuar nga pandemia COVID-19. Pandemia dhe situata e krijuar prej saj kanë sjellë një rikonceptim të teknologjisë, por edhe të blerjeve apo porosive online dhe gjithashtu kanë ndikuar veçanërisht në sjelljen e konsumatorit online.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekskluzive/ Moody`s rrit projeksionet për Shqipërinë, – Por, korrupsioni, borxhi publik, investimet e huaja, vaksinimi, janë rreziku kryesor

Postimi mëparshëm

Bien interesat për kredi në lekë/ BSH: Por, rriten lehtë normat për kreditë e reja në euro

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.