Financë

Ulet paga mesatare në tremujorin e tretë 2021/ Shqiptarët u paguan me rreth 300 lekë më pak se në tremujorin e dytë

0

Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti, shihet të ketë pësuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, paga mesatare bruto ishte 56 710 lekë në muaj. Sipas të dhënave të Instat, paga mesatare për vitin 2021, në tremujorin e tretë është regjistruar në 56 435, duke rënë me 0.5%. Nëse do ta krahasojmë ndryshimin e pagës me tremujorin e dytë të vitit aktual, sipas aktiviteteve, shohim se më shumë se gjysma e tyre kanë pësuar rënie të pagës. Rënia më e madhe prej 9.9% vërehet në aktivitete financiare të sigurimit, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni. Edhe pse me rënie, përsëri këto mbeten sektorët që ofrojnë pagat më të larta. Një rënie prej 1.8% ka pësuar gjthashtu dhe aktiviteti “Arte, Argëtim dhe Çlodhje”. Rritje e pagës mesatare bruto, krahasuar me tremujorin e dytë, vërehet në sektorin e ndërtimit, me 2.2% dhe në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, me 2.1%. Rritje vërehet dhe në aktivitetin e tregtisë dhe industrisë gjithsej.

Por cilat janë akvitetet e ekonomisë që ofrojnë pagat më të larta për punonjësit? Sipas shifrave më të fundit të Instat, mbi statistikat e pagave, aktivitetet financiare dhe të sigurimit janë në vend të parë, me një pagë mesatare bruto mujore, në rreth 108 mijë lekë. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 92.5 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Më pas ndjek "Informacioni dhe Komunikacioni", ndërsa në vend të tretë është "Administrata Publike". Në vend të fundit renditet "Bujqësia, pyjet dhe peshkimi" me 35 mijë 627 lekë, si dhe “Ndërtimi” me 43 mijë e 433 lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa para` na sjellin emigrantët? 364 euro për frymë, jemi në vend të 5-të në Europë, Kosova është e para

Postimi mëparshëm

Shërbimet vijojnë me rritje edhe në T3/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe, deri në 123%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.