Ekonomi

Turizmi shqiptar nën pandeminë – Jemi ndër 10 vendet me rënien më të madhe në Europë

0

“Scan” ka përpunuar të dhënat më të fundit të Instat, Eurostat dhe instituteve të tjera të statistikave në vendet e tjera europiane, për të kuptuar se sa ka ndikuar te secili vend pandemia në sezonin turistik. Si metër krahasimi kemi marrë netët e qëndrimit nëpër hotele gjatë tremujorit të tretë të viti, krahasuar me atë të vitit paraardhës dhe për të kuptuar se cilat shtete europiane kanë marrë goditjen më të madhe, por sidomos për të kuptuar pozicionimin e Shqipërisë krah tyre. Sipas të dhënave të Instat, në muajt qershor, korrik, gusht, praktikisht gjatë gjithë kohëzgjatjes së sezonit veror, numri i netëve të qëndrimit nëpër hotele dhe struktura të ngjashme akomoduese në vendin tonë ka rënë me diçka prej rreth 900 mijë, ose me rreth 45%. Kjo bën që Shqipëria të jetë ndër 10 vendet me dëmin më të madh të pandemisë në sezonin veror në europë, më saktësisht në vendin e 9-të. Disa shtete europiane, por sidomos të rajonit mungojnë në “apel”, duke qenë se ende nuk i kanë raportuar shifrat, por të dhënat tregojnë qartë se, turizmi në Shqipëri, ka pësuar një goditje më të madhe se mesatarja europiane, që fiksohet në rreth 38% rënie, e madje më të madhe edhe se në Itali, në rënie me 36%. Kujtojmë që Italia u kthye në vendin simbol të pandemisë në Europë gjatë muajve të pranvererës, por edhe më tej. Vende si Malta, Greqia, Spanja, Kroacia apo edhe fqinjët tanë të Maqedonisë së Veriut ndërkohë, raportojnë një rënie të netëve të qëndrimit nëpër hotele, më të lartë se Shqipëria gjatë tremujorit të dytë të vitit. Asnjë vend në Europë nuk ka regjistruar një rritje të netëve të qëndrimit krahasuar me verën e vitit të kaluar, por duket se për disa shtete, pandemia ka qenë më “bujare” në këtë drejtim. Për Danimarkën psh, rënia është jo më shumë se 10%, ndërkohë që edhe vende si Lichtenstein, Austri, Gjermani apo Çeki, regjistrojnë një rënie jo më të lartë se 17%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare e ndërtimit në 36,800 lekë

Postimi mëparshëm

Rriten sigurimet e pronës dhe sëmundjeve. Tërmeti dhe pandemia nxisin trendin, rënie e ndjeshme e siguracioneve motorike

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.