Raporte

Transporti ajror, Shqipëria me performancën më mirë në Europë / ACI: Rritje me 7.1%, Kosova ndjek në vend të dytë

0

Organi Tregtar Europian i Aeroportit, “ACI EUROPE”, ka publikuar së fundmi raportin e trafikut ajror për muajin tetor të vitit 2021. Raporti tregon se trafiku i pasagjerëve në rrjetin e aeroporteve europiane është ulur me 36.7% në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë para pandemisë, pra në tetorin e vitit 2019-të. Megjithatë shihet një përmirësim kahasuar me ndryshimin e muajit Shtator, i cili po ta krahasojmë me shtatorin e vitit 2019, këtë rënie e regjistronte në 42.9%.

Humbjet më të ulëta të trafikut të pasagjerëve erdhën kryesisht nga aeroportet në zonën e Bashkimit Europian, ndërsa aeroportet në zonat që nuk janë pjesë e BE-së ende vazhdojnë të performojë më mirë në tetor. Ky raport mes të tjerash ka të dhëna dhe për Shqipërinë. Këto të dhëna paraqiten pozitive dhe tregojnë se aeroporti i Shqipërisë, rezulton me performancën më të mirë dhe gjithashtu me rritjen më të madhe prej 7,1%, krahasuar me tetorin e vitit 2019. Një rritje po ashtu regjistron dhe aeroporti i Kosovës me 4.1%. Rapoti tregon se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende që rezltojnë jo vetëm më rritje të trafikut të pasagjerve, por dhe me performancë të mirë.

Të dhënat tregojnë se fushata e vaksinimit ka sjellë një performancë pozitive për shumë aeroporte si brenda vendeve të Bashkimit Europian, por edhe në vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Megjithtë aeroportet më të mëdha të vendeve të bashkimit Europian janë ende nën ndikimin e masave të rrepta si pasojë e pandemisë. Kjo ka ndikuar dhe në performancën e trafikur ajror.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës/ Shifrat e T3 2021 “flasin” për 199.5 mln euro dërgesa nga emigrantët

Postimi mëparshëm

Më shumë përdorues të teknologjisë, – Rritet ndjeshëm përqindja e popullsisë me akses në internet gjatë vitit 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.