Financë

Tkurret kreditimi gjatë gushtit. – Pas muajsh me radhë, bie huaja e re për blerje banesash, rritet ajo konsumatore

0

Kreditimi gjatë gushtit është tkurrur, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Gjatë këtij muaji, huaja e re fiksohet në 19.79 miliardë lekë, nga rreth 24 miliardë lekë që ishte në muajin korrik, apo nga rreth 24.4 miliardë lekë që ishte gjatë gushtit të një viti më parë. Rënia vihet re si për sektorin privat, ashtu edhe për individët. Kështu, huaja e re për sektorin privat gjatë gushtit fiksohet në 14.11 miliardë lekë, nga 16.95 miliardë lekë që ishte në mujain korrik, apo nga 19.81 miliardë lekë që ishte gjatë gushtit të një viti më parë. Rënia fiksohet në masën 16.7% në terma mujore, dhe në 28.7% në terma vjetorë.

Sa i përket huasë së re për individët, ajo fiksohet në 5.67 miliardë lekë gjatë gushtit, nga 7.06 miliardë lekë që ishte në korrik. Ndërkohë, krahasuar me një vit më parë, regjistrohet në rritje, pasi në gusht të 2020-ës, huaja e re për individët fiksohej në 5.16 miliardë lekë, pra është rritur me 9.88%. duke qenë se huaja është një tregues i ndikuar sezonalisht, shifrat e gushtit për indivdët mund të vlerësohen pozitivisht. Rënie të ndjeshme të huasë për individët regjistron ajo për blerje banese, e cila gjatë gushtit ka rënë pranë nivelit më të ulët që prej shkurtit të këtij viti, si në lekë, ashtu edhe në euro, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Në euro tkurrja e kreditimit të individëve për blerje banese është më e lartë se në lekë, në terma mujorë. Kështu, rënia e huasë së re për blerje banese në lek gjatë gushtit fiksohet në 20.9%, ndërsa në euro pranë 29.87%.

Ndryshe nga kredia për blerje banese, ajo për mallra jo të qëndrueshëm, ose kredia konsumatore regjistron një rritje të ndjeshme në terma vjetorë, si në lek, ashtu edhe në euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritja ekonomike prek 17.89%, – Industria kthehet në lokomotivë të ekonomisë, bujqësia, “delja e zezë”

Postimi mëparshëm

Kush e vizitoi Shqipërinë këtë vit? 1 në 2, nga Kosova. 79 mijë serbë. Bangladeshi, Egjipti, India dhe Arabia Saudite, me rritje disa shifrore

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.