Ekonomi

Tiranë, shtohen borxhet ndaj UKT/ Familjarët borxhlinj pakësohen, por rriten institucionet

0

Të dhënat me frekuencë mujore të raportuara nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), tregojnë se për muajin Janar të këtij viti gjendja debitore ndaj UKT-së regjistrohet në vlerën 5.5 mld lekë ose 45.5 mln euro. Numri gjithsej i klientëve debitorë gjatë kësaj përiudhe është në 81,280 klientë. “Scan Intelligence Unit” i ka krahasuar këto të dhëna me të njejtën periudhë të një viti më parë për të kuptuar së sa është thelluar arka e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë. Shifrat tregojnë se numri i klientëve debitorë ka rënë me 4.8% krahasuar me muajin Janar të vitit 2021, por shuma e borxhit ka pësuar rritje me 7.3%, ose me rreth 376 mln lekë. Gjatë muajit Janar të vitit 2021 gjendja debitore ndaj Ujësjellës Kanalizime ishte 5.1 mld lekë.

“Scan Intelligence Unit”, po ashtu, i ka analizuar këto të dhëna edhe sipas llojit të klientëve. Shifrat tregojnë se numri i klientëve debitorë kryesisht ka pësuar rënie, por të vetmit me rritje për muajin Janar të vitit 2022 janë institucionet. Numri i tyre është rritur me 6.9%, nga 610 institucione debitore gjatë vitit 2021, në 652 institucione debitore gjatë Janarit të këtij viti. Numri i klientëve familjarë ka pësuar rënie me 5.3%, ndërsa numri i enteve private debitorë dhe i klientëve të shitjeve me shumicë kanë rënë me 2.5% dhe 50% përkatësisht. Po të analizojmë shumën debitore sipas llojit të klientëve, shohim se shumën më të madhë të debisë e regjistrojnë klientët familjarë me 4.1 mld lekë, ndjekur nga entet private me 633 mln lekë. Nga ana tjetër vëmë re se rritjen me të madhe vjetore, prej 53.4%, e kanë regjistruar klientët e shitjes me shumicë dhe gjendja debitore e tyre ndaj UKT-së kap vlerën e 229 mln lekë. Shuma debitore për klientët familjarë është rritur me 6%, krahasuar me muajin Janar të vitit 2021. Po ashtu dhe institucionet regjistrojnë rritje të shumës se debisë së tyre ndaj Ujësjellës Kanalizimeve, me 13.2%.

Kjo vlerë e munguar në arkën e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë mund të reflektojë dhe krizën e çmimeve, megjithëse edhe ndër vite janë regjistruar debitorë. Po ashtu një tjetër problem janë dhe humbjet në rrjet të cilat sipas të dhënave përllogariten në rreth 34.6% e ndërsa niveli i matjes për konsumin e faturuar është 65.4%. Gjendja debitore e muajit Janar të këtij viti tregon se duhet të hartohen strategjitë e duhura për të minimizuar numrin e debitorëve si dhe vlerën e debisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekonomia shqiptare u rrit me 8.54% në 2021-shin/ T4 sinjalizon “Ndërtimin” dhe “Pasuritë e Paluajtshme” si “lokomotivën” e ekonomisë

Postimi mëparshëm

Pandemia ndryshon strukturën e ekonomisë/ “Real estate” i zë vendin industrisë përpunuese. Administrata publike, industrisë gjithsej

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.