Sociale

Tirana, ideale për vegjetarianët. Renditemi të katërtit në Europë për restorantet më të mira

0

Gjatë periudhës së festave nuk mungojnë gatimet tradicionale që mund të serviren në tryezat e familjeve shqiptare. Padyshim, produkti i mishit zë vend në pjesën më të madhe të këtyre gatimeve në shtëpitë tona, por gjithashtu dhe në restorante. Megjithatë, a e dinit se Tirana është qyteti i katërt në Europë për restorantet më të mira vegjetariane? Ekpertët e “U switch”, kanë kryer një studim për të gjetur se cilët janë kryeqytetet më të mira në Europë ku mund të jetojnë vegjetarianët. Tirana duket se është ndër pikat e nxehta vegjetariane me një vlerësim mesatar prej 8.76 pikë nga 10 pikë në total. Të dhënat tregojnë se Tirana nuk ofron vetëm restorantet më të mira vegjetariane, por gjithashtu është dhe kryeqyteti me vlerësimin më të lartë në Europë për restorantet e mëngjesit. Në këtë renditje, vendi ynë, ka lënë pas vende si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Letonia. Në vend të parë në këtë renditje qëndron kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, me një vlerësim prej 8.85 pikë. I dyti në renditje është Valleta, kryeqyteti i Maltës, ndjekur nga Zagrebi i Kroacisë. Helsinki, Finlandë, është kryqyteti europian me vlerësimin më të ulët për restorantet vegjetariane edhe pse është popullsia e katërt më e madhe vegjetariane në Europë.

Kryeqytetet me restorantet më të mira vegjtariane

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tkurren depozitat bankare, – Bien me 0.7% në nëntor, rënia e parë pas 20 muajsh

Postimi mëparshëm

Ekonomia shqiptare, e 123-ta në botë, – Raporti global WELT: Ne dekadën në vijim do të humbasë pozicione

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.