Barometri Ekonomik

Televizioni, burimi kryesor për edukimin financiar,- rreth 63% e të anketuarve informohen përmes tij, 8% përmes shkollës dhe universitetit

0

Risi e Barometrit Ekonomik Scan për këtë tremujor është pyetja mbi informimin dhe edukimin financiar. Rëndësia e informimit të qytetarëve mbi konceptete dhe risqet financiare po bëhet gjithmonë dhë më e madhe. Le të shohim se si janë përgjigjur të anketuarit mbi pyetjen se ku informohen ata rreth çështjeve financiare?

Telvizioni dhe Radio janë burimi kryesor i informacionit për qytetarët rreth çështjeve financiare siç janë shpenzimet, opsionet e kursimeve, sistemin bankar, investimet, etj. 63% e të anketuarve janë përgjigjur se informohen përmes televizionit dhe radios. Intereneti po ashtu është një burim për ta, ku 51% e te anketuarve janë shprehur se informohen përmes tij. Burimi i tretë ku qytetarët informohen mbi çështjet financiare janë familjarët dhe të afërmit. Rreth 34% e tyre kanë thënë se marrin informacion nga familjarë ose të afërm.

Informimin nga shkolla apo universiteti e marrin vetëm 8% e të anketuarve, tregojnë të dhënat. Revista dhe gazetat qëndrojnë në vend të fundit si burim informacioni për edukimin financiar të qytetarëve. Vetëm 4% janë shprehur, përmes anketës, se përdorin revistën dhe gazetën për t’u informuar. Kjo përqindje e vogël për këtë tregues vjen dhe për shkak se media e shkruar po përdoret më pak ditët e sotme.

Kanalet e informimit rreth çështjeve financiare (shpenzimet, kursimet, sistemi bankar, investimet)

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Përmirësohet klima e të bërit biznes – Më mirë se T1, por pritshmëritë janë pesimiste

Postimi mëparshëm

Gati 1 në 3 shqiptarë, me qira – 1 në 4 ka kredi për shtëpinë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.