Financë

Si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë? Strehimi dhe shëndetësia me rritjen më të madhe, rendi dhe mjedisi, me rënie

0

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë qendrore sipas klasifikimit funksional në gusht të këtij viti. Në total, shpenzimet e qeverisë janë rritur me 10% në gushtin e këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Në terma nominalë, kjo është rritja më e madhe që prej gushtit të vitit 2017, sinjalizojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, të analizuara nga “Scan Intelligence unit”.

Por cilat janë funksionet e qeverisë që regjistrojnë rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve? “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit” është zëri që regjistron pikërisht rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve, me 68.8%, sinjalizojnë shifrat. Kjo rritje e ndjeshme e shpenzimeve për këtë zë duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e procesit të rindërtimit dhe strehimit të të demtuarve nga termeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë. Në vend të dytë ndërkohë ndjek një tjetër zë i prekur nga kriza tjetër, ajo e pandemisë; shëndetësia. Shpenzimet e qeverisë shqiptare për shëndetësinë në gusht të këtij viti kanë qenë 32.5% më të larta se gushti i vitit të kaluar. Në vend të tretë ndërkohë gjejmë “shpenzimet e përgjithshme publike”, në rritje me 14.2% në terma vjetorë gjatë gushtit të këtij viti. Në renditje ndjek arsimi, me shpenzimet 7.9% më të larta. Lista vijon me “argëtimi/kultura/çështjet fetare”, me 6.4% rritje, si dhe me “Mbrojtjen”, me 6.3% rritje. Ndër ato me rritje, “rendi dhe siguria publike” është zëri me rritjen më të ulët, prej vetëm 5%. Sa i përket zerave që janë në rënie në nivel shpenzimesh krahasuar me një vit më parë, “çështjet ekonomike” regjistrojnë rënien më të madhe, me -5.9%. “Mbrojtja sociale” dhe “mbrojtja e mjedisit” janë dy zërat e tjera me rënie të shpenzimeve, me -0.8% dhe -0.5% respektivisht.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Made in Albania”, 50 kompani zënë gjysmën e tregut/ Eksportet dominohen nga industria, në masën 80%

Postimi mëparshëm

1 në 3 gra shqiptare, e dhunuar/ Raporti i OKB: Me pandeminë, dhuna ndaj grave është rritur me 23% në Shqipëri

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.