Sociale

Shqiptarët, si europianët. Muajt e preferuar për të sjellë foshnjat në jetë, korriku dhe shtatori.

0

Duket se vera dhe vjeshta janë stinët e preferuara të prindërve për të sjellë në jetë foshnjat e tyre. Këtë tregojnë të dhënat e Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit” rreth muajve të cilët rregjistrojnë më shumë lindje. Nga të dhënat e disponueshme për vendin tonë, të paraqitura dhe në grafikun më poshtë, i cili tregon numrin mesatar të lindjeve sipas muajve në periudhën 2013-2020, shohim se muaji gjatë të cilit regjistrohen më shumë lindje është muaji shtator. 2,984 lindje është mesatarja e lindjeve gjatë këtij muaj për Shqipërinë, ndërkohë që ndiqet nga muaji korrik me 2,956 lindje, një shifër jo shumë e largët nga ajo e muajit shtator. Nëse do të flisnim për muajt më pak të preferuar të shqiptarëve për të sjellë në jetë foshnjat e tyre, veçojmë muajt shkurt, prill dhe mars, tregojnë të dhënat.

Nga ana tjetër “Scan Intelligence Unit” ka analizuar të dhënat për muajt në të cilët vijnë në jetë më shumë bebe për vendet e Bashkimit Europian. Shifrat mbi mesataren e lindjeve mujore në vendet e Bashkimit Europian për periudhën 2013-2020 tregojnë se është muaji korrik ai që rregjiston më shumë lindje, i ndjekur nga muaji shtator. Muajt që e kanë më të ulët meataren e numrin të lindjeve janë muajt shkurt, prill dhe nëntor.

Nëse do ta krahasonim Shqipërinë me Bashkimin Europian, shohim se vendi ynë nuk ka shumë ndryshim me Bashkimin Europian. Muaji korrik ze 9.38% të lindjeve në vendin tonë, ndërsa ky muaj në Bashkimin Europian ze 9.08%. Gjithsesi, muaji shkurt dhe muaji korrik mbeten muajt të preferuar për të sjellë në jetë foshnja edhe në Shqipëri edhe në Bashkimin Europian, ndërkohë që muajt më pak të preferuar janë prilli dhe shkurti.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.15% gjatë Marsit, 0.06 pikë përqindje nën nivelin e një viti më parë

Postimi mëparshëm

Kriza tkurr lehtë dërgesat e emigrantëve. Rënie me 4.3% në 2020-2n, por rekord i dekadës së fundit në T3 dhe T4

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.