FinancëRaporte

Shqiptarët, në krye të rajonit si borxhlinj! Banka Qendrore e Austrisë: Të parët për “fajde”, në fund për hua bankare

0

Në rajonin e gjerë, ku veç vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshihen edhe një sërë shtetetsh të tjera nga Europa qendrore dhe lindore, Shqipëria figuron si vendi me normën më të lartë të borxhit informal të qytetarëve të saj, në rreth 25%, tregon raporti më i fundit i Bankës Qendrore të Austrisë për integrimin europian gjatë tremujorit të parë të vitit. Ky institucion publikon periodikisht, çdo tremujor një raport të zgjruar për sektorin bankar në vendet e rajonit. Ndërkohë që në Shqipëri, norma e borxhit informal që kanë familjet fiksohet në 25% të totalit të individëve, në vendet e tjera të rajonit të analizuara, kjo normë nuk i kalon 15%. Mesatarja ndërkohë fiksohet në diçka më shumë se 10%. Diçka të tillë, Banka Qendrore e Austrisë e nënvizon edhe mes reshtave, duke vënë në dukje fenomenin shqiptar.

Nga ana tjetër, Shqipëria figuron si një ndër vendet me normën më të lartë të borxhit që gëzojnë individët, me diçka më shumë se 50% e tyre që raportojnë se kanë një formë borxhi, çfarëdolloj qoftë. Shqipëria figUron e dyta në rajon për normën më të lartë të barrës së borxhit të familjeve, vetëm pas Kroacisë, ku kjo normë fiksohet në rreth 59%, thotë raporti. Por, ndërkohë që në pjesën dërrmuese të vendeve, norma e borxhit bankar është shumë pranë asaj të borxhit të përgjithshëm, në Shqipëri ky hendek është mjaft i lartë, dhe bie në sy krahasuar me të tjerët. Madje, edhe diferenca mes borxhit bankar, ku përfshihen edhe instrumenta të tjerë, si psh overdraft, si dhe huasë bankare në vendin tonë është mjaft e lartë. Në një kohë që shqiptarët janë të dytët në rajon sa i përket borxhit total që posedojnë, me më shumë se gjysmën e familjeve, janë ndër të fundit sa i përket huasë bankare. Dicka e tillë sugjeron se edukimi financiar në vendin tonë është ende shumë larg niveleve të vendeve të tjera, e sidomos nivelit të vendeve të Bashkimit Europian. Veç edukimit financiar, ky hendek kaq i madh është edhe rrjedhojë e informalitetit të lartë në vend, sidomos në punë, çka e bën gati të pamundur huanë bankare, duke qenë se kushtet e kreditimit përcaktojnë një burim të qëndrueshëm të ardhurash, që kryesisht vjen nga paga. Veç informalitetit, edhe pagat e ulta mund të jenë rrjedhojë e këtij fenomeni në vendin tonë, gjë të cilën e vë në dukje edhe raporti.

Studimi është kryer në formën e një ankete, ku në secilin vend të analizuar janë anketuar rreth 1 mijë individë.

Klikoni këtu për raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë, më të lira gjatë janarit. Bien normat mesatare të interesit, më me leverdi kredia për shtëpi, shtrenjtohet overdrafti

Postimi mëparshëm

Elbasani, qarku më “i lodhshëm” për arsimtarët. Raporti nxënës-mësues, “gumëzhijnë” edhe Tirana me Durrësin

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.