Uncategorized

Shqiptarët në BE, rekord në 2019-ën. Shifra më e lartë që prej 2010-ës. “Dynden” në Kroaci e Maltë me leje qëndrimi

0

Numri i shqiptarëve të cilët kanë marrë një leje qëndrimi në një prej vendeve të Bashkimit Europian gjatë 2019-ës ka prekur një rekord të ri, më të lartin që prej vitit 2010, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat. Kështu, në 2019-ën, 60259 shqiptarë morrën një leje qëndrimi për herë të parë në një prej 27 vendeve të unionit gjatë vitit të kaluar. Kjo normë është lehtë më e lartë se rreth 59210 individë të vitit paraardhës, por duhet shtuar se në 2018-ën pjesë e listës ishte edhe Britania e Madhe, e cila tashmë nuk llogaritet më si pjesë e Bashkimit Europian e që numëronte mbi 3 mijë shqiptarë që merrnin për herë të parë leje qëndrimi në 2018-ën.

Ndër të tjera, shifrat zyrtare të eurostat për lejet e qëndrimit gjatë vitit të kaluar, tregojnë se arsyeja kryesore e shqiptarëve për të shkuar në Europë është ajo e familjes. 48% e lejeve të reja të qëndrimit të lëshuara në 2019-ën për shqiptarët, motivohet me arsyet familjare. Vetëm 21% është për punë, dhe diçka më pak se 4% për shkollim.

Lejet e qëndrimit të marra nga shqiptarët sipas shteteve, 2019

Por cilat janë shtetet që kanë strehuar më shumë shqiptarë në 2019-ën? Në krye të listës gjejmë të “zakonshmit”, por ka edhe jo pak surpriza. Italia kryeson me rreth 21 mijë leje të reja qëndrimi të lëshuara për shqiptarët në 2019-ën, ndjekur nga Greqia me rreth 15 mijë dhe Gjermania me rreth 12 mijë. Kjo e fundit ka njohur një rritje progressive gjatë viteve të fundit si destinacioni i preferuar i shqiptarëve në europë. Por, janë edhe dy shtete të tjera që çudisin. Kroacia është destinacioni i 5-të më i preferuar i shqiptarëve në europë, me 2216 leje qëndrimi të lëshuara në 2019-ën, thuajse njësoj sa Franca dhe ndjeshëm më shuëm se shtete si Austria, Zvicra, Holanda, Spanja, Belgjika, Suedia etj. Madje, shifra tregon se krahasuar me 2018-ën, numri i lejeve të reja të qëndrimit është dyfishuar, ndërkohë që krahasuar me 2016-ën, pra katër vite më parë, diferenca është drastike. Asokohe, vetëm 21 shqiptarë merrnin leje qëndrimi në kroaci për herë të pare, pra rreth 100 herë më pak. Shteti i dytë që çudit jo pak është Malta, në kushte të ngjashme me Kroacinë, pasi numëron rreth 1178 leje qëndrimi të dhëna shqiptarëve në 2019-ën, duke zënë vendin e 7-të ne Europë ndër destinacionet e preferuara, si dhe duke regjistruar një rritje eksponenciale gjatë viteve të fundit. Në 2016-ën, Malta jepte vetëm 38 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të fitosh nga paraja! Normat e interesit të depozitave, mesatarisht 0.7% në lekë, dhe 0.18% në euro

Postimi mëparshëm

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare e ndërtimit në 36,800 lekë

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *