Financë

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020! Kryeqytetasit dhe Durrsakët në vend të parë, shkodranët dhe korçarët të fundit

0

Gjatë vitit të kaluar, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur një rekord të ri historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt të 2020-ës, tregojnë se totali i depozitave në sektorin bankar fiksohej në 1.29 trilionë lekë, çka përkthehet në rreth 10.5 mld euro. Duke bërë një krahasim me tremujorin e 4-tët të vitit paraardhës, dalim në përfundimin se, gjatë 2020-ës, vitit të pandemisë, shqiptarët kanë rritur me rreth 772 mln euro depozitat e tyre. Rritja vjetore fiksohet në 7.9%, çka përkthehet në rritjen më të madhe të 4 viteve të fundit.

Po ti shohim të dhënat sipas rretheve ndërkohë, rezulton se banorët e kryqytetit janë ata që kanë kursyer më shumë, duke rritur me 11.8% depozitat e tyre. Me diferencë të ndjeshme ndjekin rrethet e tjera. Në vend të dytë dhe të tretë kemi Durrsakët dhe Elbasanllinjtë, të cilët kanë rritur me 5.4% kursimet e tyre në banka. Lezha vijon renditjen, me një rritje të depozitave me 4.6% krahasuar me vitin paraardhës. Fieri dhe Vlora ndërkohë regjistrojnë një rritje me 3.8% dhe 3.7% respektivisht. Ata që kanë kursyer më pak nga pandemia ndërkohë duket të jenë shkodranët dhe korçarët, me vetëm 1.8% dhe 1.6% rritje të depozitave. Në llogaritje është përfshirë totali i depozitave, pra jo i ndarë mes institucioneve, bizneseve apo individëve, ndërkohë që këta të fundit zënë peshën më të madhe. Vetëm për individët ndërkohë, tabela mbetet thuajse e njëjtë, me Tiranën dhe Durrësin në vend të parë, por me Lezhën që i ka marrë një vend në renditje Elbasanit, Vlora Fierit, si dhe Korça Shkodrës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Si e ka goditur pandemia kulturën?

Postimi mëparshëm

Mirëqenia “largohet” nga bregdeti. Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Lezha, qarqet me rritjen më të ulët të konsumit familjar

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.