Sociale

Shqipëria ndër të parat në Europë me moshën mesatare më të re të grave që bëhen nëna për herë të parë

0

Nga publikimi më i fundit i Eurostat, shihet se mosha mesatare e grave në lindje në Europë po rritet nga viti në vit dhe në të njejtën kohë po rritet dhe mosha mesatare e grave që bëhen nëna për herë të parë. Në vitin 2019 kjo moshë u llogarit në 29.4 vjeç. Ndër vendet e Europës gjejmë të pozicionuar dhe vendin tonë me një renditje mjaft interesante. Shqipëria është ndër vendet e para me moshën mesatare më të re të grave që lindin për herë të parë. Nga të dhënat tregohet se mosha mesatare e grave në shqipëri që bëhen nëna për herë të parë është 26.4, e ndjekur nga Turqia dhe Rumania, ndërkohë që sipas të dhënave të disponueshsme, Bullgaria është vendi me moshën më të vogël të grave që lindin për herë të parë me 26.3 vjeç. Italia është vendi që qëndron në fund të listës me moshën mesatare më të lartë.

Gjithashtu “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat rreth moshës mesatare të grave në lindje, ku sipas të dhënave të Eurostat shohim se mosha mesatare në vendin tonë është 28.6, përsëri ndër vendet me moshën më të re. Siç tregohet dhe në hartë ndër vendet me moshën më të lartë janë Italia, Spanja dhe Irlanda me moshën mesatare të grave që bëhen nëna gati 32 vjeç.

Në të njëjtën kohë janë përpunuar nga “Scan Intelligence Unit”, të dhënat e vjetarit rajonal statistikor të publikuar nga Instituti i Statistikave rreth moshës mesatare e grave shqiptare në lindje sipas rajoneve. Sipas INSTAT, mosha mesatare e grave shqiptare në lindje është rritur me gati një vit, brenda një periudhe pesëvjeçare, nga 27,9 në vitin 2015 në 28,9 në vitin 2019. Nga të dhënat po ashtu vihet re se qarku i Tiranës, Kukësit dhe Gjirokastrës kanë moshën mesatare më të lartë të grave që bëhen nëna, ndërkohë që në vend të fundit me moshën më të re renditen qarqet e Beratit, Fierit, Dibrës dhe Durrësit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa kushton një metër katror? Për ndërtesat për banim, kosto mesatare në 36,800 lekë

Postimi mëparshëm

Rritje rekord e huasë për blerje banesash nga individët gjatë janarit, në rënie të ndjeshme për bizneset

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.