Financë

Shkurti rimëkëmb financat publike! Të ardhurat dhe shpenzimet pranë niveleve të para krizës

0

Totali i të ardhurave në buxhet gjatë muajit shkurt ka qenë në rret 34.3 mld lekë, tregojnë shifrat më të fundit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Planifikimi për këtë zë në buxhetin e shtetit flet për rreth 34.2 mld lekë të ardhurave, çka do të thotë se rritja është në masën 0.1%. Sa i përket së njëjtës periudhë të vitit të kaluar ndërkohë, kur të ardhurat ishin në rreth 35 mld lekë, rënia rezulton me rreth 854 mln lekë, ose 2.4%. Po të shohim vetëm të ardhurat tatimore ndërkohe, që zënë edhe pjesën e “luanit” në të ardhurat totale, krahasuar me një vit më parë, ky tregues është në rritje, çka sinjalizon një rimëkëmbje të plotë nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë regjistrojnë të ardhurat nga pushteti vendor, në rënie me 14%, tregojnë shifrat zyrtare, Duke mbetur te të ardhurat, tatimi mbi fitimin ka pësuar një rëne të lehtë, ndërkohë që ai mbi të ardhurat personale, jo vetëm që është rritur, por ka prekur një rekord të ri historik, duke arritur në rreth 3.1 mld lekë gjatë muajit shkurt, në rritje me 17.4% në terma vjetorë. Edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore kanë regjistruar një rritje të ndjeshme, duke prekur një rekord historik. Rritja e këtij treguesi, duke pasur parasysh edhe situatën në tregun e punës, me efektet e pandemisë, sinjalizon një ulje të informalitetit në sektor.

Sa i përket shpenzimeve buxhetore ndërkohë, shifra rezulton në rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, me rreth 2.8%, por në rënie të krahasuar me planin buxhetor, 9.4% më pak. Totali i shpenzimeve buxhetore gjatë shkurtit ka prekur vlerën e rreth 36 mld lekëve, tregojnë shifrat zyrtare. Edhe shpenzimet kapitale rezultojnë në rënie krahasuar me planifikimin, por në rritje të ndjeshme, prej më shumë se 50%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Rritja më e madhe e shpenzimeve krahasuar me të ardhurat ka bërë që defiçiti buxhetor gjatë shkurtit të prekë shifrën e 1.6 mld lekëve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tiranasit nuk martohen pa dasmë! Pandemia ul me 16% celebrimet në kryeqytet, “Selvia”, “Qyteti Studenti” dhe “Tirana e Re” me rënien më të madhe

Postimi mëparshëm

Pandemia vazhdon të “godasë” lëvizjet e shtetasve. Në muajin shkurt 41.5% më pak hyrje se një vit më parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.