Raporte

Shifrat e diasporës. 1.68 mln shqiptarë jetojnë jashtë vendit

0

Numri i individëvë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë është rritur me 2.6% gjatë 2019-ës tregojnë shifrat zyrtare nga Instuituti i Statistikave. Numri i vlerësuar nga INSTAT i diasporës arrin në shifrën 1.684.135 individë ku nga këto 884719 janë meshkuj dhe 799416 janë femra. Nga përllogaritjet tregohet se diaspora përbëhet nga një popullsi relativisht e re ku pjesën më të madhe e zë mosha 15 deri në 64 vjeç.


Nga të dhënat shohim se numri i individëve ka ardhur duke u rritur nga viti 2019 në vitin 2020 me 2.6% për meshkujt dhe 2.7% për femrat. Rritja e numrit të përgjithshëm të emigrantëve fiskohet në 42781 individë.

Përsa i përket shpërndarjes së emigrantëve nëpër vendet kryesore shohim gjithashtu ndryshime nga viti në vit. Vendi kryesor ku është përqëndruar diaspora shqiptare është Greqia e ndjekur nga Italia, edhe pse në vitin 2019 numri i emigrantëve në Greqi ka rënë. E njëjta gjë ka ndodhu edh në itali, në rënie prej 0.2%. Në vende si SHBA-ja, Gjermania, Belgjika, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar numri i emigrantëvë për vitin 2019 është rritur.

Të dhënat tregojnë se emogracioni shqiptar është i dominuar nga faktorë ekonomik, pra arsyet ekonomike janë arsyet kryesore pse shqiptarë largohen nga vendi i tyre. 83.7% e individëve largohen për arsye punësimi dhe 3.5 % lagohen për arsye studimi.


Gjithsesi pavarësisht shifrave të INSTAT duhet marrë parasysh se shqiptarët vendbanues nuk regjistrohen sistematikisht kur largohen nga vendi dhe duke qenë se ka pak stimuj që ata të regjistrojnë largimin te autoritetet vendore, nuk ka matje të besueshme të numrit të individëve që janë larguar nga Shqipëria. Sidoqoftë, INSTAT përdor metoda të tërthorta për kryerjen e një vlerësimi mbi numrin e migrantëve i cili bazohet në të dhënat e dy censeve të njëpasnjëshëm, edhe pse ka vështirësi ose kufizime.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Potenciali i turizimit nautik në Shqipëri. BB: Shqipëria mund të rritet, por ka shumë pak vendankorime

Postimi mëparshëm

Vijon të rritet kreditimi, Huaja e re, 9.2% rritje në nëntor, zgjerohet ndjeshëm kredia për banesë

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *