Ekonomi

Sezoni veror, hoteleria “thyen” edhe 2019/ Tejkalon krizën, akomodimet në T3, më të larta se 2019, edhe pse ka pasur më pak vizitorë

0

Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, paraqesin rritje si në numrin të vizitorëve ashtu edhe në numrin e netë qëndrimeve. Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 69.3% këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e trëtë të vitit të kaluar dhe numri i tyre regjistrohet në rreth 630 mijë vizitorë gjithsej. Nga ana tjetër numri i netë qëndrimeve shihet të jetë rritur me 88.3% hrahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe gjithsej llogariten për këtë tremujor në rreth 2.06 milion gjithsej.

Duke marrë parasysh se të dhënat për vitin 2020 janë të ndikuara nga pandemia, le të shohim nëse të dhënat për tremujorin e tretë të vitit 2021 i kanë kaluar nivelet para krizë së shkaktuar nga pandemia apo janë akoma larg tyre. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, të dhënat e Instat, tregojnë se shifrat e vizitorëve gjithsej për këtë vit janë 3.95% më pak. Sa i përket netë qëndrimeve gjithsej, shihet se për tremujorin e tretë të vitit 2021, ato kanë kaluar nivelet e parakrizës. Gjatë tremujorit të tretë të vitin 2019 llogariten 1 milion e 986 mijë netë qëndrime, ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2021 llogariten 2 milion e 60 mijë netë qëndrime. Rritja në terma nominalë për këtë tremujor, krahasuar me vitin 2019 është 3.72%. Arsyeja që kemi nje rënie të numrit të vizitorëve tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me vitin 2019 dhe nga ana tjetër kemi një rritje të numrit të netë qëndrimeve, duket të jetë rrjedhojë e qëndrimit më të gjatë nëpër strukltura akomoduese nga pushuesit.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se numri i vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në rajonin e veriut ka shënuar rritjen më të lartë prej, 53.4%. Po ashtu numri i vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në hotele ka shënuar rritjen më të lartë, prej 28.9%. Janë 24% vizitorë nga Kosova për tremujorin e tretë të vitit 2021 nga numri total i vizitorëve që nuk janë vendas. Kujtojmë se të dhënat e Barometrit Ekonomik Scan, për tremujorin e tretë, tregonin se mesatarisht kohëzgjatja e pushimeve për familjet shqiptare ishte deri në 8 ditë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Prosperiteti, Shqipëra humb një pozicion. Zë vendin e 69-të në renditje, mes vendeve të fundit në Europë

Postimi mëparshëm

Rritja e çmimeve shtyn tregtinë e jashtme, – Eksport/import, rritje me thuajse 30%, por vetëm në vlerë, jo në volum

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.