Ekonomi

Sanksionet ndaj Bjellorusisë, ndikimi në turizëm, – I mbyllen dyert mbi 10 mijë turistëve, u rritën me 6-fish në vetëm 4 vite

0

Qeveria shqiptare ka vendosur të reshtohet krah Bashkimit Europian sa i përket sanksioneve ndaj linjave ajrore bjelloruse, në linjë me të gjitha vendimet e ngjashme në precedencë. Ky vendim e privon sektorin turistik nga një shifër e konsiderueshme turistësh bjellorus. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat për të kuptuar se sa peshë kanë turistët bjellorusë në tregun vendas. Shifrat e 5 viteve të fundit flasin për një rritje eksponenciale, nga vetëm 1424 turistë në vitin 2016, në thuajse 10 mijë të tillë në vitin 2020, që për më tepër ka qenë viti i pandemisë, dhe i bllokimeve të mëdha në udhëtimet ndërkombëtare. Në harkun e vetëm 4 viteve rritja fiksohet në 587%, sinjalizojnë shifrat e siguruara nga Instituti i statistikave. Vetëm shifrat e majit të këtij viti flasin për 340 turistë bjellorus të ardhur në vendin tonë, mbi shifrën e të njëjtit muaj të një viti më parë, kur u prek rezultati historik. Pikërisht ecuria e 5 muajve të parë të këtij viti, por edhe deklaratat e operatorëve turistik se këtë vit ka pasur një boom rezervimesh nga turistët bjellorusë, sinjalozojnë se, fluksi do të ishte ndjeshëm më i lartë, çka e bën impaktin e sanksioneve edhe më të “hidhur” për sektorin, në një vit që të gjithë sytë e ekonomisë janë drejtuar nga turizmi.

Mbetet për t`u parë nëse sektori do të privohet tërësisht nga ky treg si pasojë e sanksioneve të vendosura tashmë edhe nga qeveria shqiptare, apo operatorët turistik bjellorus do të gjejnë rrugë alternative për të shmangur këto sanksione.

Kliko këtu për njoftimin mbi sanksionet

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bien normat e interesit të kredive gjatë majit, – Mesatarisht në 5.78% për ato në Lek, rënie edhe për kredinë e re në euro

Postimi mëparshëm

Telefonia, Shqipëria më e shtrenjtë se BE! Paguajmë 8% më shumë, më të shtrenjtët në rajon, edhe mbi Austrinë, Francën, Italinë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.