COVID-19

Sa ka ndikuar hapja e shkollave në përhapjen e infeksionit në Shqipëri? “Flasin” shifrat, janë rritur me 55% rastet ditore

0

Hapja e shkollave, atyre 9-vjeçare dhe gjimnazeve, pavarësisht se nën një protokoll strikt të masave mbrojtëse, është vlerësuar vazhdimisht, si nga ekspertë jashtë, ashtu edhe nga brenda vendit, si një burim mjaft i rrezikshëm i shpërndarjes së virusit sars-cov-2. Por, tani që e gjithë Europa po hyn në një karantinë të dytë dhe tanimë që ka kaluar mbi 1 muaj e gjysëm nga hapja e shkollave në vendin tonë, çfarë thonë shifrat? A ka ndikuar hapja e shkollave në rritjen e rasteve të reja ditore në vendin tonë? Të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit” tregojnë se ndikimi është mjaft i madh. Grafiku flet qartë. Që prej datës 28 shtator, 2 javë pas hapjes së shkollave, dhe kur kanë nisur të reflektohen rastet e para të infeksioneve nëpër shkolla, në shifrat ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, grafiku merr “tatëpjetën”. Me ngjyrën e kuqe, në grafik është ilustruar periudha 14 ditore, që prej datës 14 shtator, kur u hapën edhe shkollat, e cilësuar nga autoritetet shëndetësore si ajo maksimale për inkubimin e virusit.

Nga data 14 korrik deri më 28 shtator, mesatarja ditore e rasteve të reja me covid-19 në vendin tonë fiksohet në 127. Pas 28 shtatorit ndërkohë, pra pas hapjes së shkollave, duke i dhënë kohën e duhur qarkullimit të infeksionit nëpër institucionet arsimore, mesatarja ngjitet në plot 229 raste ditore. Rritja është e ndjeshme, në masën 55%, tregojnë të dhënat zyrtare të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, e që sinjalizojnë se, zbatimi i protokolleve anti-covid në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, ka dështuar, në mos plotësisht, në masë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rriten lehtë rezervat ndërkombëtare – Afër rekordit historik të qershorit, por pakësohen shufrat e arit

Postimi mëparshëm

Ekskluzive/ Moody`s zhvlerëson ekonominë! Në 2 nga 6 indikatorë ul notën, mban të pandryshuar notën e bankave

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *