Financë

Rritje rekord e parasë jashtë sistemit. Gjatë 2020-ës, 18.2% më shumë, e paprecedentë që prej 2008-ës

0

Sasia e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në vendin tonë ka prekur një shifër të re rekord gjatë vitit 2020. Në dhjetor të vitit të kaluar, ky tregues preku vlerën e 344 mld lekëve, ç`ka përkthehet në rreth 2.77 mld euro. Në dhjetor të vitit 2018, kjo shifër fiksohej në 291 mld lekë, çka sinjalizon se në harkun e një viti, atë të pandemisë, rritja fiksohet në masën 18.2%, ose rreth 420 mln euro, që është norma më e lartë që prej vitit 2008.

Kjo tendencë sinjalizon një rritje të përdorimit të parasë cash, por edhe rritje të parasë informale. Të dy këta faktorë çojnë në prezencë më të madhe të parasë jashtë sistemit bankar. Por, ajo që shqetëson është fakti se, ndryshe nga vendet e tjera të botës, pandemia nuk ka nxitur një rritje të përdorimit të parasë alternative në vendin tone, gjë që vjen vetëm nëpërmjet sistemit bankar. Këtë gjë e vërtetojnë edhe tregues të tjerë, si ata të përdorimit të terminaleve POS apo përdorimin e homebanking. Gjerësisht, në vendet e zhvilluara, pandemia ka nxitur masivisht shmangien e përdorimit të cash-it, duke qenë se paraja fizike vlerësohet edhe si një burim virusesh dhe bakteresh. Niveli më i lartë i rritjes së parasë jashtë koorporateve depozituese gjatë vitit të kaluar është vënë re gjatë muajit të fundit të vitit, ku rritja është në masën 10 mld lekë. Kjo tendencë kaq e lartë rritjeje nuk është vënë re në muajt paraardhës të vitit të kaluar. Shifrat nxisin më tej nevojën për të “formalizuar” paranë në vendin tonë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Zbulohet bilanci i parë i 2020-ës, PBB ra me 6.37%, recesioni i parë që prej 1997-ës, borxhi në 77.8% të PBB-së, rekord historik

Postimi mëparshëm

Sa “kushton” një fëmijë? Rreth 22 mijë lekë në muaj konsum shtesë, në Tiranë mbi 30 mijë lekë, në Elbasan “vetëm” 9 mijë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.