EkonomiUncategorized

Rritet sasia e peshkut, por jo peshkimi/ 12.5% rritje gjatë 2020-ës, falë rezervateve

0

Instituti i Statistikave ka bërë publike Statistikat e Peshkimit për vitin 2020, ku sipas të dhënave zënia e peshkut ka shënuar rritje me 12.5 krahasuar me vitin 2019 nga 15 mijë e 011 tonë në 16 mijë e 892 tonë në 2020-ën. Akuakultura është kategoria ujore e peshkimit e cila zë përqindjen më të lartë të pëshkimit me 52.09%. Kjo kategori pasohet nga peshkimi detar me 26.76% dhe ujërat e brendshme me 16.83%. Sa i përket ndryshimit vjetor, shihet se rritjen më të madhe e ka shënuar “akuakultura’ me 68.3% të zënieve gjithsej, pra rritja që vërehet në zënien e peshkut gjatë viti 2020 duket të jetë ndikuar më së shumti nga akuakultura. “Peshkimi Detar” shihet të ketë pësuar rënie për vitin 2020 me rreth 17,78% dhe po ashtu kategoria ujore “Molusqe” me 73,47%, krahasuar me një vit më parë.

Po të flasimin rreth zënieve sipas specieve kryesore në ujëra detare, bregdete, laguna apo dhe ujëra të brendshme, specia me përqindjen më të lartë të zënë është ‘Karkaleci i Thellësisë” me 20.7% ndaj zënieve gjithsej. Ndjek “Merluci’ po ashtu me 751 tonë ose e thënë në përqindje zë 15.1% të totalit dhe “sardelet” me 7.7% të zënieve gjithsej. Përsa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Krap” ka përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 23,66%, ose e shprehur në tonë regjistrohen 673 tonë, pasuar nga “Skorta”me 20,75% dhe specia “Karas” me 17,93%.

Gjatë vitit 2020 janë 720 subjekte të liçencuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Numrin më të madh të anijeve të liçencuara e regjistron porti i Durrësit me 37.78% të flotës së përgjithshmë për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Porti i Vlorës regjistron 31.81% të numrit të përgjithshëm dhe pas tij është porti i Sarandës me 14.31%. Portet që regjistrojnë përqindjet më të ulta të subjekteve të liçencuara për peshkim janë Lushnje-Fier me 2,22% dhe Himarës me 1,25%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Startup-et, Shqipëria përkeqësohet. Zë vendin e 78 në renditje, e parafundit në rajon

Postimi mëparshëm

Bien investimet e huaja direkte/ “Zhduket” Greqia, rrit prezencën Holanda me Francën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.