Ekonomi

Rritet prodhimi, ulet punësimi/ Industria rritet në çdo tregues, përveç punësimit. Ndërtimi rritet në prodhim, shitje, punë

0

Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave sinjalizojnë rritje të indekseve të shitjeve dhe të prodhimit në sektorë të ekonomisë siç janë Industria, Energjia elektrike, Furnizimi me ujë apo Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve si dhe Ndërtimi. Të dhënat tregojnë se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, ndërkohë që indekset e shitjeve dhe të prodhimit në këto sektorë kanë pësuar rritje, nga ana tjetër indeksi i numrit të punësuarve ka pësuar rënie në disa prej tyre. “Scan Intelligence Unit” i ka analizuar këto indekse sipas aktivitetit ekonomik për të parë ndryshimet krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020. Sektori i industrisë, ku përfshihet industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese, duket se ka pësuar ndryshime pozitive gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021. Në aktivitetin Industri, indeksi i shitjeve neto në volum ka pësuar rritje, me 20.0%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020 , nga ku indeksi i shitjeve për industrinë nxjerrëse është rritur me 43.9%, ndërsa për industrinë përpunuese është rritur me 14%. Rritje po ashtu shënon dhe indeksi i prodhimit në volum, me 17.7%. Brenda sektorit të industrisë, indeksi i prodhimit në volum për industrinë nxjerrëse është rritur më 41.8% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, ndërsa indeksi i prodhimit për industrinë përpunese është rritur, me 8.9%. Të njejtin ndyshim nuk ka patur indeksi i numrit të të punësuarve, i cili ka pësuar rënie me 0.5%. Nga ana tjetër, indeksi i fondit të pagave për aktivitetin e industrisë është rritur me 11.2%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020.

Nëse do të flisinim për sektorin e ndërtimit, të dhënat sinjalizojnë rritje në të gjithë indekset. Indeksi i shitjeve neto në volum ka regjistruar rritje me 23.2%, krahasuar me të njetën periudhë të vitit 2020, ndërsa ai i prodhimit në volum regjistron rritje me 22.6%. Sa i përket numrit të të punësuarve dhe fondit të pagave, indekset kanë pësuar rritje me 1.9% dhe 8.3% respektivisht.

Por, si paraqiten këto indekse në sektorin e energjisë elektrike, gaz dhe avull? Indeksi i shitjeve neto ka shënuar rritje me 112.6%. Kjo është dhe rritja më e lartë që regjistrohet nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë. Nga ana tjetër, indeksi i prodhimit në volum në energji është rritur me 34.2%. Edhe në këtë sektor indeksi i numrit të punësuarve paraqitet me rënie, ku rënia regjistrohet në 1,2%. Për sektorin e furnizimit me ujë, dhe trajtimit e menaxhimit të mbetjeve, indeksi i shitjeve neto ka pësuar rritje, me 30%, krahasimisht me tremujorin e katërt të vitit 2020. Nga ana tjetër, indeksi i prodhimit në volum ka shënuar rritje, me 26.6%, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021, krahsuar me të njejtën periudhë të vitit 2020. Për këtë aktivitet, rënie ka pësuar indeksi i numrit të të punësuarve, me 8.8% dhe po ashtu me rënie paraqitet dhe indeksi i fondit të pagave, me 2.9%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni, “lokomotiva” e tregtisë së jashtme/ Eksportet rriten me 50.5%, importet me 31.5% në shkurt, por, efekt i rritjes së çmimeve

Postimi mëparshëm

Turizmi shënon rritje në janar/ 2 herë më shumë netë qëndrime në strukturat akomoduese se në vitin 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.