Barometri Ekonomik

Rritet niveli i kënaqësisë së jetesës të shqiptarëve! Barometri Ekonomik Scan: Por, vetëm 38% janë të kënaqur

0

Scan media në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting, ka publikuar edicionin e dytë të “Barometrit Ekonomik” për periudhën prill-qershor. Metodologjia e përdorur është po e njëjtë me atë të edicionit të kaluar, ku njëri nga komponentët e trajtuar është edhe “Niveli i Kënaqësisë së Jetesës”.

Rezultatet e edicionit të dytë tregojnë se, 58% e të anketuarve deklarojnë se janë të pakënaqur nga niveli i jetesës. Përkatësisht 36% e të anketuarve kanë dhënë si përgjigje “ Më së shumti të pakënaqur” dhe 22% janë shprehur se janë “Plotësisht të pakënaqur”. Rreth 4% e të anketuarve nuk kanë dhënë një përgjigje lidhur me kënaqësinë për nivelin e jetesës.

Rezultatet mbi pyetjen lidhur me “Kënaqësinë me nivelin e jetesës” tregojnë se 38% e të anketuarve shprehen se janë të kënaqur me nivelin e tyre të jetesës. Përkatësisht 4% e të anketuarve pranojnë se janë “Plotësishtë të Kënaqur” dhe 34% janë shprehur se janë “Më së shumti të kënaqur”. Në total, ata që janë të kënaqur me nivelin e tyre të jetesës në tremujorin e dytë të vitit rezultojnë në 38%, ndërkohë që ishin vetëm 33% në tremujorin paraardhës, çka sinjalizon një përmirësim në nivelin e perceptimit të familjeve shqiptare për jetesën e tyre.

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime! – Barometri ekonomik Scan: Për ata që planifikojnë, 47% me buxhet deri në 50 mijë lekë

Postimi mëparshëm

44% e shqiptarëve duan të emigrojnë! Barometri Ekonomik Scan: Në T2 rritet përqindja e personave që kanë një plan konkret

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.