Ekonomi

Rriten shitjet me pakicë me 9.9%, – “Ushqimet, pijet dhe duhani” i vetmi zë në rënie krahasuar me vitin e pandemisë

0

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, trgtia me pakicë duket se ka shënuar rikthim po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit të pandemisë. Të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi tregtinë me pakicë, tregojnë se indeksi i volumit të shitjeve me pakicë është rritur 9,9%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020. Po ta krahasojmë këtë indeks me tremujorin paraardhës, shihet të ketë pësuar rënie me 0.3%.

Në tregtinë më pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë e hidrokarbureve, volumi i shitjeve për tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 5.5%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Po të marrim në analizë ndryshimin e grupeve një e nga një secili, krahasuar më një vit më parë, shohim se grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 1.2% kragasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Grupi “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka pësuar rritje me 10.9%, ndërsa në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara” volumi i shitjeve është rritur me 23.9%.

Po të shohim ndikimin e grupeve ne ndryshimim vjetor prej 9.9% siç e theksuam më lart, shohim se pozitivisht kanë ndikuar grupet “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” dhe “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara” me nga 5.9 pikë përqindje dhe 5.5 pikë përqindje respektivisht. Negativisht ka ndikuar grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara” me rënie me 1.5 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, nëse do të merrnim në analizë ndryshimin e grupeve krahasuar me tremujorin paraardhës, në tremujorin e dytë të vitit 2021 volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë hidrokarburet” ka pësuar rënie më 0.4%. Në grupe të veçanta, grupi "Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara” nuk ka pësuar ndryshime. Grupi “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka rënë me 0.7%, ndërsa grupi “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara” ka rënë me 2.3%

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritet sërish paraja jashtë sistemit, – Arrin në 362 mld lekë, shifra më e lartë në histori, rritje me 2% në një muaj

Postimi mëparshëm

Programi qeverisës i “zbërthyer” fjalë për fjalë, – Dominojnë fjalët ekonomi, shëndetësi, turizëm, “harrohet” industria, bujqësia, studentët, pronat dhe integrimi, e shkuara dominon mbi të ardhmen

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.