Ekonomi

Rriten kostot e ndërtimit/ Në T3, 2.2% më të larta, falë materialeve dhe energjisë

0

Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, por gjithashtu dhe krahasuar me tremujorin pararendës, pra tremujorin e dytë të vitit 2021. Të dhënat e “Institutit të Statitikave”, mbi “Indeksin e kushtimit në ndërtim për banesa”, tregojnë së kosotot e ndërtimit janë rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2020 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021. Tremujori i tretë i këtij viti regjistron ndryshimin më të lartë vjetor që nga  tremujori i tretë i vitit 2018-të.

Nëse do të flasim për ndryshimet vjetore të grupeve kryesore, krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e kostove vërehet në grupin “Shpënzime materiale” me 2.9%. Ky grup pasohet nga “Kosto të tjera” me 2.4%, “Shpenzime për paga” me 2.1%, dhe “Shpenzime transporti” me 2%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shihet të ketë shënuar rritjen më të lartë.

Nga ana tjetër, po të flasim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, rritja më e madhe e kostove vërehet në grupin, “Shpenzime energjie” me 1.3%, ndjekur nga “Shpenzime makinerie" me 1.1%. Rritje vërehet edhe në grupe të tjera si, “Shpenzime materiale” me 0.9%. Në ndryshimet tremujore të grupeve, shihet se ka grupe ku vërehet një rënie e kostove të ndërtimit. Këto grupe që kanë pësuar rënie për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti janë: “Shpenzimet për paga”, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” me 0,3% secili.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Personat me aftësi të kufizuar, 1 në 2 në rrezik varfërie, – Eurostat: Shqipëria me normën më të lartë në Europë

Postimi mëparshëm

Rriten çmimet e prodhimit dhe ato të importit, – Me 4.3% dhe 3.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.