Raporte

Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5

0

“Agjencia Europiane e Statistikave” ka bërë publik së fundmi një studim, i cili flet mbi varfërinë e të rriturve të sotëm si rrjedhojë e financave të prindërve të tyre. Këto të dhëna janë mbledhur bazuar në të ardhurat dhe kushtet e jetesës së të rriturve të sotëm (nga mosha 25-59 vjeç) në kohën kur ata kanë qenë 14 vjeç. Këto të dhëna, për shkallën e rrezikut për të qenë të varfër, referuar periudhës kur të rriturit e sotëm kanë qenë 14 vjeç, ndahen në dy pjesë. Së pari matet shkalla e rrezikut nga varfëria për familjet me një situatë “të mirë” ekonomike, dhe së dyti kjo matet për familjet që kanë një situatë “të keqe” financiare. Të dhënat e “EUROSTAT”, tregojne së në vitin 2019, në Bashkimin Europian, shkalla e rrezikut nga varfëria ishtë 23% në mesim e familjeve më një situatë “të keqe” financiare. Krahasuar me përqindjen e shkallës nga varfëria për familjet që kanë një situatë “të mirë” fianciare në familjen e tyre të fëmijërisë, kjo përqindje është 9.6 pikë përqindje më e lartë.

Mes shteteve të Europës, të renditura nga “EUROSTAT”, gjenden të dhëna dhe për vendin tonë. Për familjet me situatë “të mirë” financiare në Shqipëri, rreziku për të qenë i varfër regjistrohet në 19.2%, ndërsa për familjet me situatë “të keqe” finaciare kjo shkallë është 25.3%. Diferenca mes shkallës së rrezikut për të qenë të varfër për familjet me situatë të mirë familjare, krahasuar me ato me situatë të keqe, është 6.1 pikë përqindje.

Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë ka shkallën më të ulët të rrezikut për të qenë i varfër për familjet me situatë të keqe financiare. Serbia e ka këtë tregues 29.3%. Mali i Zi e ka 35.5% dhe Maqedonia e Veriut e ka 32.9%. Gjithashtu, vendi ynë renditet mes vendeve të para për këtë shifër, sa i përket shkallës së rrezikut për të qenë i varfër për familjet me situatë të mirë financiare, vendi ynë e regjistron këtë tregues në 19.2% dhe mes vendeve të Europës, kjo është shifra më e lartë. Të dhënat tregojnë se vende si Zvicra dhe Danimarka e kanë më të lartë përqindjen e shkallës për të qenë të varfër në familjet me situatë të mirë financiare sesa ato me situatë të keqe. Theksojmë se këto të dhëna vijnë në formën e një ankete.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Transporti ajror kalon nivelet e para pandemisë/ Në Tetor 2021, regjistrohen rreth 20 mijë pasagjerë më shumë se në 2019-ën

Postimi mëparshëm

Personat me aftësi të kufizuar, 1 në 2 në rrezik varfërie, – Eurostat: Shqipëria me normën më të lartë në Europë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.