Uncategorized

Rezervat e BSH rriten me 780 mln euro/ Në vetëm një muaj. Rritja rezulton thuajse e gjitha në valutë të huaj

0

Nëntori i vitit të kaluar regjistron një rritje të ndjeshme të rezervës së Bankës së Shqipërisë, që tashmë ka prekur rekordin më të lartë historik, pranë 4.99 miliardë eurove, nga 4.21 miliardë euro që ishte në muajin tetor të këtij viti, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Rritja mujore e rezervës së Bankës së Shqipërisë fiksohet kështu në 18.5%, që është edhe norma më e lartë që prej muajit qershor të vitit 2020, kur termat e rritjes fiksoheshin në 20%. Rritja e nëntorit është gjithashtu e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë, të paktën që prej vitit 2013, kur edhe të dhënat janë publike nga Banka e Shqipërisë. Në harkun e një muaji, rezervat ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë janë shtuar me plot 780 milionë euro.

Ajo që bie tjetër në sy nga shifrat zyrtare të Bankës, të cilat janë analizuar dhe përpunuar nga “Scan Intelligence Unit” ëshët fakti se kjo rritje ka ardhur thuajse e gjitha në formën e valutës së huaj. Sa i përket arit monetar, lëvizja duket e pallogaritshme, nga rreth 136 milionë euro në muajin tetor, në rreth 141 milionë euro në nëntor. Edhe kjo lëvizje e vogël duket të jetë rrjedhojë e luhatjes së çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare. Sa i përket rezervës ndërkombëtare në valutë, ajo ka lëvizur nga 1.65 miliardë euro në muajin tetor, në 2.41 miliardë euro në nëntor. Ky zë i referohet monedhave dhe depozitave.

Në harkun e një viti, pra nga muaji nëntor i vitit 2020, deri në nëntor të vitit 2021, rezerva ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë është shtuar me 1.13 miliardë euro, sinjalizojnë shifrat zyrtare, ku mesa duket, 69% e kësaj rritje ka ardhur në vetëm një muaj, nëntorin e vitit që sapo lamë pas.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa fiton biznesi shqiptar? Rreth 2 mld euro në vit normal, por me pandeminë “avulluan” 450 milionë euro

Postimi mëparshëm

Sa të ardhura ka një shqiptar në muaj? Vetëm 207 euro! Analiza e “SIU”, bazuar mbi të ardhurat e pagave, pensioneve, biznesit dhe emigrantëve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.