Financë

Rezerva ndërkombëtare i afrohet rekordit, – Arrin në 4.14 mld euro, vlera më e lartë që prej Qershorit të 2020-ës

0

Për muajin Gusht të vitit 2021, stoku i rezervës ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë vlerësohet në 4.1 mld euro, 221 mln euro më shumë se muaji Korrik i këtij viti. Në muajin Gusht të një viti më parë, stoku i rezervës ndërkombëtare prekte vlerat e 4.07 mld euro. Kjo do të thotë se në terma vjetorë, rezervat ndërkombëtare u rritën me rreth 71 mln euro, një rritje vjetore që fiksohet në 1.7%. Nga paraqitja grafike tregohet se vlera e stokut të rezervës ndërkombëtare i është afruar ndjeshëm nivelit të stokut të muajit Qershor 2020, e cila fiksohej në vlerat e 4.16 mld euro, dhe kur prekej rekordi historik.

Për sa i përket mjeteve të rezervës të shprehura në ar monetar, fiksohen në vlerat e 135.3 mld lekë ose 3% e totalit të rezervës, ku në krahasim me muajin Gusht 2020 kjo vlerë ka pësuar rënie me 1%, duke u shfaqur si e qëndrueshme. Ndërsa ato të shprehura në tituj borxhi mbetën në nivele pothuajse të njëjta, duke pësuar një rritje prej 7 mln euro, krahasuar me muajin Korrik.

Peshën më të madhe të rezervës ndërkombëtare e mban treguesi i mjeteve të tjera të rezervës, me 88% të totalit, ku zëri me ndikim më të madh është ai i titujve të borxhit. Për muajn Gusht titujt e borxhit preknin vlerën e 1.8 mld eurove, kundrejt 2.1 mld euro që llogaritej një vit më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kush e vizitoi Shqipërinë këtë vit? 1 në 2, nga Kosova. 79 mijë serbë. Bangladeshi, Egjipti, India dhe Arabia Saudite, me rritje disa shifrore

Postimi mëparshëm

Shëndeti “zëvendëson” argëtimin, – Pandemia ridimensionon shpenzimet e familjeve shqiptare. Elbasani, Dibra dhe Gjirokastra, qarqet me rritjen më të madhe të shpenzimeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.