Financë

Rekord i ri historik për huanë për shtëpi! Arrin në 4.73 mld lekë në qershor, si asnjëherë më parë, rekord edhe për depozitat

0

Banka e Shqipërisë ka bërë publike të dhënat “Statistika monetare dhe financiare” për sa i përket huave dhe depozitave. “Scan Intelligence Unit” ka marrë në studim periudhën Janar-Qershor 2021 për të parë se në çfarë vlere regjistrohen depozitat dhe huatë e reja në këtë periudhë.

Depozitat në paranë e gjerë në muajin qershor arritën në vlerat 1.14 trilionë Lekë, duke regjistruar një rritje prej 1% krahasuar me muajin paraardhës. Rritja e vlerës së depozitave nga muaji maji në atë qershor fiksohet në vlerat e 11 mld lekëve. Kjo është edhe rritja më e lartë për periudhën e marrë në studim. Të dhënat na tregojnë se depozitat nga muaji Janar deri në Qershor janë në rritje të vazhdueshme. Kjo shpjegohet edhe në raportin midis muajit paraardhës dhe atij pasardhës, me vlerat në tendencë rritje.

Vlera e huave të reja për muajin Qershor 2021 ndërkohë, arriti në 25 mld lekë, rritje e cila është më e larta që prej muajit Dhjetor 2020 e cila regjistrohej në 42 mld lekë. Edhe përsa i përket huave, shihet një tendencë e cila vjen në rrite për periudhën e marrë në studim.

Ajo që bie tjetër në sy nga shifrat është edhe rritja e ndjeshme e huasë së re për blerje banese. Gjatë qershorit, huaja e re për blerje banesash ka prekur një rekord të ri historik, si në euro ashtu edhe në lek. Në lek bëhet fjalë për 2.68 mld lekë, si asnjë herë tjetër më parë, ndërsa për ato në euro, pranë 2.05 mld lekëve, gjithashtu si asnjë muaj tjetër më parë, sinjalizojnë shifrat. Madje, të dy shifrat kanë thyer edhe rekordin histroik të vendosur gjatë muajit paraardhës. Në terma mujorë, kredia e re për blerje banesash në lek gjatë qershorit është rritur me rreth 18%, ndërsa ajo në euro me rreth 34%, tregojnë shifrat zyrtare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTELLIGENCE UNIT. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët, më të diskriminuarit në Britani! 9 në 10 shqiptarë të dënuar, deportohen. “Siu” siguron shifrat zyrtare nëpërmjet “The Guardian”

Postimi mëparshëm

Ku shkojnë remitancat? Jo për biznes, por për prona. E thotë BSH, familjet e emigrantëve, më të varfëra se ato pa emigrantë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.