Studime

Profili i shqiptarëve në timon. Nga qytetet me më shumë makina, te kambio e preferuar, marka e preferuar, e deri te muaji i preferuar i blerjeve

0

“Scan Intelligence Unit” ka përpunuar me imtësi të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) sa i përket mjeteteve në qarkullim duke i dhënë përgjigje shumë pyetjeve, si psh: Cilat qytete kanë më shumë makina? Cila është marka e preferuar e shqiptarëve për autovetura? Po për motorë? A preferojnë shqiptarët më shumë autovetura me kambio automatike apo manuale? Po ndër lëndët djegëse cilën preferojnë? Kur është periduha e preferuar për të blerë një makinë? Le ti marrim me radhë.
Cilat janë qarqet me më shumë mjete për 1 mijë banorë?

“Scan Intelligence unit” ka përpunuar shifrat e regjistrimeve në drejtoritë rajonale të transportit rrugor me atë të numrit të banorëve të qarkut, për të zbuluar se cilat ndër to kanë më shumë mjete për 1 mijë banorë, deri më datën 30 qershor të vitit që lamë pas. Nga ky përpunim i të dhënave rezulton se në vend të parë është Durrësi, me 292 mjete për 1 mijë banorë, dhe ndiqet nga Laçi, me 261 mjete për 1 mijë banorë. Kryeqyteti zë vetëm vendin e 3-të në listë, me 253 mjete për 1 mijë banorë. Renditja në dy vendet e para të Durrësit dhe Laçit, me gjasa i referohet faktit se të dy këto qarqe ( me laçin si pjesë e qarkut Lezhë), janë “kampionët” në republikë sa i përket tregtisë së automjeteve të përdorura. Tregtarët e makinave në shumë raste i regjistrojnë mjetet e tyre pranë drejtorive përpara se t`i shesin, apo edhe menjëherë pas procesit të shitjes, si “favor” ndaj blerësit, çka bën që mjeti të regjistrohet pranë drejtorisë më të afërt rajonale me shitësin, dhe jo me blerësin. Sa i përket qarqeve të tjera, Shkodra, qyteti i biçikletave, renditet në vendin e 6-të në listë, me 235 mjete për 1 mijë banorë. Dy vendet e fundit ndërkohë, mbahen nga Korça, me 157 mjete për 1 mijë banorë dhe nga Dibra me vetëm 146 mjete për 1 mijë banorë. Mesatarja kombëtare ndërkohë fiksohet në 227 mjete për 1 mijë banorë.

“Mercedes-i” mbetet mbreti i rrugës
“Mercedes Benz-i” është mbreti i rrugës në Shqipëri, dhe këtë gjë e thotë jo vetëm çdo i huaj që viziton për herë të parë vendin tonë, por edhe shifrat. Thuajse një në tre autovetura që qarkullon në vendin tonë mban stemën e famshme të “Mercedes-it”. Pavarwsisht se nga tw dhwnat, Volkswagen rezulton marka mw e preferuar gjatw 2019-s, por edhe gjatw 2020-ws (deri nw muajin nwntor), Logo me tre cepa figuron me dy emra, atw para 2014-ws, “Mercedes” dhe atw pas 2014-ws, “Daimler Chrysler”, çka do tw thotw se vijon tw jetw mw e pereferuara mes shqiptarwve, edhe sot. Në vend të tretë është “Ford”, gjigandi amerikan.

Kamionët dhe autobusët, “Mercedes-i” nuk e lëshon vendin e parë
Por, ndryshe nga autoveturat, jo e njëjta gjë mund të thuhet për autobusët dhe kamionët, ku logo me tre cepa vijon të jetë e preferuara në Shqipëri. Sa i përket autobusëve, gjatë 2020-ës në vend të dytë qëndron “Setra”. Ndërsa sa i përket kamionëve, “Mercedes-i” ndiqet po nga “Mercedes-i”, por me emrin e ri, atë të pas 2014-ës, “Daimler Chrysler”.

“Benzi” i dyrrotakëve, një markë kineze?!
Sa i përket motorave, gjatë 2020-ës, shqiptarët kanë preferuar masivisht, me diferencë të ndjeshme me ndjekësit, një markë që mban emrin “Dayang”, e për të cilën pak, ose aspak informacione mund të gjesh në internet, për kompaninë apo origjinën. Janë 885 motorë që mbajnë këtë markë të regjistruar gjatë vitit të kaluar në vendin tonë. Në vend të dytë ndjek Yamaha me vetëm 266 regjistrime. “Lifan” me 250 regjistrime mbyll 3-shen e parë.

Automat apo manual? Shqiptarët nuk kanë më dyshime
Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale janë më shumë se dyfishi krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të fundit, tendenca ka ndryshuar. Të dhënat e 2020-ës, deri në muajin nëntor, tregojnë se autoveturat e regjistruara me kambio automatike, si dhe gjysëm- automatikr kanë qenë më të shumta në numër se ato me kambio manuale. Raporti fiksohet në 54%-46% në favor të makinave të cilave i`u mungon pedali i freksionit. Në total, sa i përket të gjitha autoveturave në qarkullim në Republikë, 66% janë me kambio manuale, dhe vetëm 34% me kambio automatike apo gjysëm-automatike. Ky hendek duket se jo vetëm do të ngushtohet, por do të kalojë në kah të kundërt, duke para ecurinë e viteve të fundit.

Korriku, muaji i preferuar për të blerë makinë
Shifrat e vitit të kaluar, ku mungon muaji i fundit i vitit, dhjetori, japin një panoramë deri diku të plotë sa i përket periudhës së preferuar të vitit për të blerë një makinë, apo edhe një motor. Si për autoveturat, ashtu edhe për motorat, muaji i parë i verës, korriku, duket të jetë i preferuari për të blerë një mjet të ri. Këtë tendencë e mbështesin edhe shifrat nga vitet e kaluara. Tetori ndërkohë, është periduha e dytë më e pereferuar për të blerë një mjet, autoveturë apo motor, tregojnë të dhënat e DPSHTRR të përpunuara nga “Scan Intelligence unit”.

Naftë, benzinë, gaz apo elektrike?
Gjatë viit të kaluar, pjesa dërrmuese e automjeteve të regjistruara, kishin motor me naftë, më saktësisht 72% e totalit. Makinat me benzinë ndërkohë zënë vetëm 18% të totalit të automjeteve të regjistruara në të gjitha drejtoritë rajonale të transportit rrugor gjatë 11 mujave të vitit 2020. Rreth 9% ndërkohë janë autoveturat të cilat përdorin kobinimin me gaz, ndërkohë që makinat elektrike zënë vetëm rreth 1% të totalit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët nuk “ftillohen”! Të “fiksuar” pas pagesave me para fizike

Postimi mëparshëm

Pandemia, si ka ndryshuar tregtia e jashtme? Izraeli, Kosova, lindja, Afrika, ushqimet, peshku, ilaçet, rrjedhoja të krizës

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.