Ekonomi

Prilli regjistron rekord historik të importit të produkteve farmaceutike dhe të pijeve

0

Muaji prill i vitit 2021 duket se është një moment interesant sa i takon Tregtisë së Jashtme të mallrave. Gjatë këtij muaji, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, të përpunuara nga “Scan Intelligence Unit” dalin në pah fakte interesante sa i përket importit të mallrave siç janë produktet farmaceutike dhe pijet, alkoolet e uthullat. Në përpunim është marrë vlera e importeve vetëm për muajin prill që nga viti 2005 deri në vitin 2021.

Importi i produkteve farmaceutike gjatë muajit prill të vitit 2021 ka prekur një rekord të ri historik. Të dhënat tregojnë se që nga viti 2005, muaji prill që regjistron vlerën më të lartë të importit të produkteve farmaceutike është muaji prill i vitit 2021, me një vlerë prej 3.3 mld lekë, ose rreth 26 milionë euro. Muaji prill i vitit 2018 dhe ai i vitit 2020 ndjekin rekordin e vitit 2021 me vlera përkatësisht 2.6 mld dhe 2.3 mld lekë. Kjo tendencë duket se është rrjedhojë e vaksinimit masiv që ka nisur në vendin tonë gjatë muajve të fundit dhe ardhjes së qindra mijrave dozave. Megjithatë krahasuar me muajin mars të po këtij viti vlera e produkteve farmaceutike të iportuara është më e vogël gjatë muajit prill. Në vlerë absolute bëhet fjalë për rreth 141 mln lekë më shumë gjatë muajit mars të vitit 2021. Duhet theksuar se vaksinat e importuara regjistrohen si produkt importi, por nuk taksohen.

Ndërkohë, edhe importi i pijeve, alkooleve dhe uthullave ka kapur rekord historik gjatë muajit prill të këtij viti, po ta krahasojmë me muajin prill të viteve të mëparshme duke filluar nga viti 2005. Vlera e importit arrin në 1.2 mld lekë ose rreth 10 milion euro. Nga të dhënat e nxjerra, muaji prill i vitit 2019 dhe ai i vitit 2018 janë pasuesit e prillit të vitit aktual në këtë rekord historik. Po ta krahasojmë me muajin mars të vitit 2021, pra muajin paraardhës, shohim se muaji mars qëndron më lart në vlerë importi me rreth 1.4 mld lekë osë e shprehur në euro gati 11 milionë euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregtia e jashtme në “rrugën” e duhur. Eksportet dhe importet, rritje me 92,3% dhe 72,9% gjatë muajit Prill 2021

Postimi mëparshëm

Lista e borxheve të institucioneve, kryesojnë “super ministritë” dhe Bashkitë e qarkut Tiranë, – Presidenca, Bujqësia, KLGJ dhe Bashkia Shkodër, më të “ndershmet”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.